Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Armët amerikane për Kosovën shkaktojnë shqetësime edhe në Rusi

The Geopost January 18, 2024 3 min read
Share the news

Rusia ka reaguar ashpër kundër shitjes së armatimit të sofistikuar për ushtrinë e Kosovës nga ana e SHBA-ve, raporton The Geopost.

Mediat pro-Kremlinit transmetojnë deklaratën e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Marija Zakharova, se “Moska dënon çdo përpjekje për të armatosur formacionet ilegale paraushtarake të Kosovës”.

Mediat ruse citojnë një zyrtar të Moskës të ketë thënë se “papërgjegjësia e demonstruar nga Uashingtoni dhe aleatët e tij, mosrespektimi i normave të së drejtës ndërkombëtare dhe dispozitave të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së minojnë procesin e negociatave për çështjen e Kosovës dhe rrisin rreziqet e destabilizimit si në  vetë nënrajon dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit”.

Kjo është deklaratë gati e njëjtë me atë që presidenti setb, Aleksandër Vuçiq, e dha para dy ditësh, kur kundërshtoi poashtu shitjen e armëve të sofistikuara për ushtrinë e Kosovës.

“Të ashtuquajturat forca të sigurisë së Kosovës, të cilat nuk mund të ekzistojnë sipas normave të së drejtës publike ndërkombëtare dhe sipas Rezolutës 1244 kanë gjithsej 223 automjete të blinduara, së bashku me të ashtuquajturën polici të Kosovës. Ata duan të rriten në 350 autoblinda, duan që në vitin 2027 të kenë 5500, siç thonë ata, ushtarë profesionistë dhe 20 mijë të tjerë në rezervën e parë. Këto janë planet e tyre. Nuk ka surpriza për ne. Amerika po i udhëheq ato”, tha Vuçiq.

Vuçiq pretendoi se Prishtina ka buxhetin me rritjen më të shpejtë për ushtrinë dhe policinë në rajon. Si përgjigje ndaj kësaj, ai paralajmëroi investime të reja për të ndërtuar kapacitetin ushtarak të Serbisë, duke përfshirë pajisjen e sistemit të saj të mbrojtjes ajrore.

Statistikat zyrtare tregojnë se Serbia është vendi që ka ndarë më shumë buxhet në rajon për blerjen e armëve të reja, kryesisht nga Rusia dhe Kina. Të dhënat nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm (SIPRI) tregojnë një rritje të fortë të shpenzimeve ushtarake serbe nga 710 milionë dollarë në 2016 deri në 1.4 miliardë dollarë në 2022.

Ndërkohë, më 11 janar, Agjencia Amerikane për Bashkëpunim për Mbrojtjen dhe Sigurinë njoftoi se kishte pranuar kërkesën e Kosovës për dorëzimin e 246 raketave Javelin FGM-148F, si dhe pajisje gjurmuese, për një kosto të vlerësuar prej 69 milionë euro (75 milionë dollarë).

“Kjo shitje e propozuar do të mbështesë qëllimet e politikës së jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një partneri evropian, i cili është një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe ekonomik në Evropë”, tha Byroja e Çështjeve Politiko-Ushtarake e Departamentit të Shtetit të SHBA.

Pas një vendimi të parlamentit, Forcat e Sigurisë së Kosovës po transformohen në ushtri formale dhe profesionale. Prishtina synon që transformimi të përfundojë deri në vitin 2028, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe do të vazhdojë blerja e armëve të reja./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Vuçiq falenderues ndaj Rusisë, akuzon ShBA-në për shpërthimin në veri
Next: Pas Rusisë e Iranit, Serbia nikoqire e liderit që e rrëzoi udhëheqësin properëndimor në Niger

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit 3 min read
  • Lajme
  • Siguri

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit

The Geopost April 5, 2026
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë 11 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë

The Geopost March 27, 2026
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit 3 min read
  • Lajme

Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost March 26, 2026
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë

The Geopost January 30, 2026
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi

The Geopost January 28, 2026
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999

The Geopost January 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.