Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Lavrov dhe Zakharova në linjë me Serbinë, i nervozon furnizimi i Kosovës me “Javelin”

The Geopost January 19, 2024 2 min read
Share the news

Blerja l e raketave antitank “Javelin” nga Kosova e ka nervozuar Rusinë. Ishin ministri i Punëve të Jashtme i Rusië, Sergey Lavrov dhe  zëdhënësja e këtij dikasteri, Maria Zakharova ata që reaguan të parët duke i dalë në mbështetje Serbisë e duke kritikuar madje edhe Bashkimin Evropian.

Se Rusia do të jetë gjithmonë me Serbinë e tha minsitri rus, Sergey Lvrov, shkruan The Geopost.

Për mediumin propagandistik “Sputnik” serb, ai vazhdoi dezinformatat e tii se gjoja “në Kosovë punohet kundër serbëve”.

Lavrov theksoi se faktori shqiptar në Ballkan është shumë serioz dhe se problemi mund të përshkallëzohet. Ndërsa shkoi edhe më larg duke e akuzuar edhe Bashkimin Evropian.

“Bashkimi Evropian duhet të ketë turp, sepse në vitin 2013 ranë kaq shumë kambana, saqë problemi i Kosovës u zgjidh. Nuk është as afër. Dhe tani, sikurse kur bëhet fjalë për çdo çështje tjetër, kur duhet të përmbushet marrëveshja, ata tërheqin dorën në favor të palës që është më afër tyre në rastin konkret dhe më afër tyre, natyrisht, janë shqiptarët e Kosovës, sepse u janë betuar besnikërisë, duan të anëtarësohen në NATO dhe të ndjekin udhëzimet e BE-së, nëse duan që problemi shqiptar të mos shpërthejë në Ballkan”, tha ai.

Ndërsa Zakharova dënoi ashpër vendimin e ShBA-së për t’i shitur raketa antitank Kosovës.

“Ne dënojmë me vendosmëri çdo përpjekje për të armatosur strukturat ilegale paraushtarake në Prishtinë”, tha Zaharova në konferencë duke mbajtur linjën e Beogradit në propagandën që bën kundër ushtrisë së Kosovës.

Reagimi i Zaharovës vjen pasi Departamenti Amerikan i Shtetit tha se më 11 janar administrata amerikane ka njoftuar Kongresin për propozimin e programit për Shitjet e Huaja Ushtarake (FMS) për rastin e shitjes së raketave Javelin dhe pajisjeve të tjera të lidhura me to për Kosovën.

Kosova ka bërë kërkesë që të blejë raketa Javelin në vlerë prej 75 milionë dollarësh. Bëhet fjalë për 246 raketa kundërtanke të këtij lloji, që prodhohen nga SHBA-ja, sipas një njoftimi të Agjencisë amerikane për bashkëpunim në siguri.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Pas Rusisë e Iranit, Serbia nikoqire e liderit që e rrëzoi udhëheqësin properëndimor në Niger
Next: David Cameron: Ndihet përsëri si vitet 1930 dhe Putini ‘i keq’ nuk mund të fitojë në Ukrainë

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA 5 min read
  • Analiza
  • Lajme

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA

The Geopost November 5, 2026
Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente 2 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente

The Geopost November 4, 2026
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s

The Geopost November 3, 2026
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq

The Geopost November 1, 2026
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin 3 min read
  • Lajme

Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin

The Geopost October 30, 2026
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë 1 min read
  • Lajme

Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë

The Geopost October 30, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.