Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rihapur sot ambasadën e saj në Kiev pas një mbylljeje tre mujore për shkak të pushtimit të Rusisë.
“Ne jemi duke rihapur zyrtarisht operacionet”, deklaroi zëdhënësi Daniel Langenkamp pak para se flamuri amerikan të ngrihej mbi ambasadë.
Ai tha se “një numër i vogël diplomatësh do të ktheheshin fillimisht për të mbështetur misionin”, raporton reuters.
Theksojmë se një numër i madh i ambasadave të huaja tashmë janë rihapur dhe kanë filluar punën e tyre.
Kujtojmë se Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken dhe kryetarja e Kongresit amerikan, Nancy Pelosi kanë takuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev.
Ndryshe, Kremlini sot ka pranuar se po ka has në vështirësi në arritjen e objektivave në Ukrainë. /Telegrafi/

Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”
Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë
Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi
Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara