Një ushtar rus 21-vjeçar, që po përballet me gjykimin e parë për krime lufte që kur Moska sulmoi Ukrainën, deklaroi se është fajtor për vrasjen e një civili të paarmatosur.
Reshteri Vadim Shishimarin mund të dënohet me burgim të përjetshëm pasi qëlloi në kokë një 62-vjeçar ukrainas nga dritarja e hapur e një makine më 28 shkurt.
Shishimarin po ndiqet penalisht në bazë të një neni të kodit penal të Ukrainës mbi ligjet e luftës.
Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës ka thënë se zyra e saj po përgatit çështje kundër 41 ushtarëve rusë për krime të dyshuara lufte si bombardimi i infrastrukturës civile, vrasja e civilëve dhe përdhunimi.
Prokurorët planifikojnë të vazhdojnë paraqitjen e provave kundër reshterit Shishimarin pas pranimit të tij të fajësisë të mërkurën, megjithëse gjyqi duket se do të përfundoj shpejt./Zëri i Amerikës

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA
Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë