Qeveria e Britanisë së Madhe do të shpalosë plane për të mbështetur tregtinë e gjelbër si pjesë e synimit të saj për të larguar botën nga nafta dhe gazi rus.
Sekretarja e Tregtisë Ndërkombëtare, Anne-Marie Trevelyan, sot përmes një fjalimi do të tregojë mbështetjen për kompanitë britanike që eksportojnë teknologji për të ndihmuar me kalimin në forma më të pastra të energjisë.
“Kombinimi i sanksioneve ndaj Rusisë dhe varësia e reduktuar në lëndët djegëse fosile do të ‘de-Putinizojnë’ ekonominë e botës”, do të thotë ajo në një fjalim në Londër.
Ekonomia e gjelbër e Britanisë parashikohet të rritet me 11% në vit deri në vitin 2030, dhe deri në vitin 2050 mbi 1.2 milionë njerëz mund të punësohen drejtpërdrejt në sektorët e mallrave dhe shërbimeve me karbon të ulët, një rritje gjashtëfish nga sot.

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA
Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë