Ish-kreu i xhandarmërisë serbe, gjenerali në pension Bratislav Dikic, tani është në krye të Kompanisë Pyjore të Nishit, njofton uebfaqja e ndërmarrjes publike Srbijašume.
Televizioni Insajder ka pyetur kabinetin e drejtorit të kësaj kompanie publike se çfarë saktësisht e kualifikon Dikiqin për të menaxhuar 55.938 hektarë pyje shtetërore, duke qenë se ai në të kaluarën ka qenë i përfshirë në punë policore, por nuk ka marrë përgjigje, thuhet.
Insajder kujton se ky nuk është pozita e parë e Dikiqit në Srbijašume dhe se i njëjti rast ka ndodhur në vitin 2021, kur ai mbante pozitën e ndihmësit të drejtorit të përgjithshëm, siç konfirmohet nga fotografitë e publikuara dhe publikimet për mbledhjet e bordit të kompanisë publike.
Një analizë e të dhënave në faqen e internetit të kompanisë tregon se të gjithë menaxherët e tjerë janë ose inxhinierë të pylltarisë ose master të pylltarisë, ndërsa te Dikiq nuk përmendet asnjë titull.
Dikiq është një ish-komandant xhandarmërie, i cili u arrestua në Mal të Zi në tetor 2016 me 15 persona të tjerë me dyshimin se kishte planifikuar aksione terroriste në të gjithë vendin gjatë zgjedhjeve parlamentare të asaj kohe, duke shkaktuar konflikte të armatosura dhe madje edhe likuidime.
Në maj të vitit 2019, në Gjykatën e Lartë në Podgoricë, ai u dënua me një dënim të vetëm prej tetë vitesh burg për veprën penale të “terrorizmit në tentativë duke ndihmuar në krijimin e organizatës kriminale”, por pas ankimimit, Gjykata e Apelit. e Malit të Zi e rrëzoi vendimin.
Dikiq u bë Komandant i Xhandarmërisë në vitin 2009, pasi më parë kishte shërbyer si Shef i njësisë së Nishit të Xhandarmërisë.
Ai u shkarkua nga posti i tij në fillim të korrikut 2013 pas raportimeve të mediave se ai ishte i përfshirë në krim të organizuar dhe zhvatje, dhe shkak i menjëhershëm i shkarkimit ishte arrestimi i pjesëtarit të Xhandarmërisë nën dyshimin për vrasjen dhe djegien e dy personave në afërsi të Jagodinës, raportoi Insajderi.
Në Oplenac me Ana Brnabiq
Bratislav Dikić qëndroi pas kryeministres Ana Brnabić në festimet e Ditës Kombëtare të Oplenac 2022. Ai ka qëndruar me uniformë në radhën pas kryeministrës dhe duke qenë se është gjeneral në pension, nuk dihet pse ka qenë me uniformë në këtë takim. Përveç kësaj, Dikić u akuzua për përpjekje për grusht shteti në Mal të Zi për vite me radhë, por aktgjykimi u anulua./Nova.rs/