Misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO, ka forcuar praninë dhe ka intensifikuar patrullimet në të gjithë Kosovën si pjesë e aktiviteteve të tij të rregullta trajnuese.
Këto veprime vijnë për të qenë gjithmonë të gatshëm të përgjigjet ndaj çdo zhvillimi që mund të ndikojë në siguri.
KFOR përmes një publikimi në platformën sociale Facebook, thotë se me një qasje fleksibël dhe të shkathët, KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës dhe duke garantuar lirinë e lëvizjes në çdo kohë, në mënyrë të paanshme.
“Misioni punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”.
KFOR gjithashtu thekson se bashkëpunon ngushtë me komunitetin ndërkombëtar, duke mbështetur dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian midis Beogradit dhe Prishtinës.
“Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Özkan Ulutaş, mban kontakte të rregullta me homologët kryesorë në Kosovë dhe Serbi për të siguruar koordinim efektiv dhe përgjigje të shpejtë”.
Në fund të njoftimit thuhet se prania e shtuar dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm nënvizojnë angazhimin e KFOR-it për të ruajtur paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajonin përreth./TheGeopost.

Rutte: NATO nuk do të lejojë vakum sigurie në Ballkanin Perëndimor, KFOR-i mbetet i fuqishëm në Kosovë
Vulin me ton kërcënues lidh çështjen e Izraelit dhe Mossad-it me Kosovën
Gazeta serbe spekulon për sulm nga Irani ndaj Serbisë për shkak të Bondsteel-it në Kosovë
Alarmante: Zyrtari i lartë i qeverisë së Serbisë përmend Kosovën si objektiv në diskursin për sulme iraniane
“Armatosja e Serbisë”, ministri i Mbrotjes i Kroacisë kërkon trajtim të veçantë për kufijtë lindorë të BE-së dhe NATO-s
Vizita e fundit në Evropë: Si e mbylli Ali Khamenei kapitullin evropian nga Beogradi i vitit 1989