Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Gazeta serbe spekulon për sulm nga Irani ndaj Serbisë për shkak të Bondsteel-it në Kosovë

The Geopost March 3, 2026 3 min read
Share the news

Propaganda e vazhdueshme në Serbi, e cila përpiqet ta paraqesë veten në rolin e përhershëm të viktimës, po vazhdon me narrativa të reja kundër Kosovës.

Së fundmi, gazeta e Beogradit “Telegraf” ka spekuluar se Serbia mund të jetë objektiv i një sulmi nga Irani për shkak të pranisë së bazës ushtarake amerikane Bondsteel.

Megjithatë, ajo që lihet jashtë këtij pretendimi është fakti se baza ushtarake amerikane Bondsteel ndodhet në Kosovë, jo në territorin e Serbisë.

Këto pretendime po konsiderohen si pjesë e një retorike propagandistike që synon të paraqesë Serbinë si të kërcënuar nga zhvillimet ndërkombëtare.

Kanale pro-ruse në Telegram thërrasin për sulm ndaj bazës Bondsteel në Kosovë

Në platformat si Telegrafi, grupe të caktuara vazhdojnë të shpërndajnë lajme të rreme dhe dezinformata lidhur me Republikën e Kosovës.

“Mos e gjyko, godite Bondsteel-in” ose “Ja edhe një bazë amerikane! Faleminderit paraprakisht”, janë disa nga komentet që qarkullojnë në kanalet e aplikacionit Telegram dhe në rrjete të tjera sociale që nga 28 shkurti, kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli i nisën sulmet kundër Iranit.

Kampi Bondsteel, i cili ndodhet pranë Ferizajt në Kosovë, është baza më e madhe ushtarake amerikane në Ballkan.

Në disa grupe në Telegram, të cilat kanë nga 10.000 deri mbi 80.000 ndjekës, publikohen edhe harta me vendndodhjen e shënuar të Bondsteel-it, të shoqëruara me komente si “Ky është kërcënimi më i madh për Iranin aktualisht”, ose harta të rrezes së raketave balistike iraniane me fokus në Kosovë, me përshkrimin “Thjesht bëje”.

Thirrje në Telegram nga llogari proruse për sulm ndaj bazës ushtarake amerikane në Kosovë.

Një nga kanalet më të vizituara të ekstremit të djathtë në Serbi në Telegram, “Bunt je stanje duha”, më 1 mars publikoi edhe koordinatat e kampit Bondsteel në Kosovë me tekstin: “Thonë se ne jemi ata ekstremistët dhe se duhet të na vijë turp që duam ta shohim Bondsteel-in në flakë”.

Ky postim deri në publikimin e tekstit kishte pothuajse 18.000 shikime.

Ndryshe, shumica e kanaleve në Telegram në gjuhën serbe janë krijuar pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, ndërsa postimet janë qartazi proruse, duke kritikuar ashpër çdo bashkëpunim me vendet perëndimore.

Ndërkohë, administratorët e kanalit “Koridor”, i cili ka 11.000 ndjekës, theksuan në një postim në Telegram se nuk do të “transmetojnë lajme për këtë luftë nëse nuk ka ndonjë lajm domethënës, si për shembull që është goditur Bondsteel, sepse, thjesht, si njëra palë, ashtu edhe tjetra kanë vrarë serbë, kështu që me gjithë zemër dëshirojmë të zhduken të dyja palët”.

Më herët edhe në këtë kanal janë publikuar koordinatat e kampit Bondsteel me përshkrimin: “Koordinata për iranianët, këtu jeton [kryeministri izraelit Benjamin] Netanyahu dhe të gjithë armiqtë tuaj”.

Të dielën në mbrëmje u shpërndanë sërish të njëjtat koordinata, së bashku me një fotografi të rrezes së raketave balistike iraniane dhe me komentin: “Nuk e arrini dot, apo? Hajde pra, ta shohim”.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Serbia përmes mediave pro regjimit të Vuçiqit si dhe rrjeteve sociale, grupeve të caktuara, flasin dhe dezinformojnë për Kosovën.

The Geopost

Tags: Irani Kampi Bonsteel Kosova NATO Sebia SHBA

Continue Reading

Previous: Alarmante: Zyrtari i lartë i qeverisë së Serbisë përmend Kosovën si objektiv në diskursin për sulme iraniane
Next: Vulin me ton kërcënues lidh çështjen e Izraelit dhe Mossad-it me Kosovën

Kush janë dy serbët e arrestuar nën dyshimin për krime lufte në Kosovë? 2 min read
  • Ballkan

Kush janë dy serbët e arrestuar nën dyshimin për krime lufte në Kosovë?

The Geopost July 28, 2026
Kongresi amerikan rezolutë kundër mbajtjes së Asamblesë së OSBE-së në Beograd, përmendet qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës 3 min read
  • Ballkan
  • News

Kongresi amerikan rezolutë kundër mbajtjes së Asamblesë së OSBE-së në Beograd, përmendet qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës

The Geopost July 28, 2026
Kamberi: Regjimi i Vuçiqit duhet të largohet, Serbia duhet të përballet me krimet në Kosovë 3 min read
  • Ballkan

Kamberi: Regjimi i Vuçiqit duhet të largohet, Serbia duhet të përballet me krimet në Kosovë

The Geopost July 28, 2026
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi

The Geopost July 28, 2026
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe” 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”

The Geopost July 27, 2026
Videnoviq: “Bota serbe” e Vuçiqit është iluzion i copëtuar, Serbia duhet të largohet nga ndikimi rus 2 min read
  • Ballkan
  • News

Videnoviq: “Bota serbe” e Vuçiqit është iluzion i copëtuar, Serbia duhet të largohet nga ndikimi rus

The Geopost July 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.