Ish-shefi i Agjencisë për Informacion dhe Siguri (BIA) dhe aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, Aleksandar Vulin, ka kërcënuar me ndërhyrje dhe sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe çdo individi që, sipas tij, ndjek politika “antiserbe”.
Në një emision në mediat serbe, Vulin deklaroi se Serbia duhet të veprojë në Kosovë në të njëjtën mënyrë si, sipas tij, vepron Izraeli përmes shërbimit të tij sekret, Mossad, kundër atyre që i konsideron armiq.
“Shteti serb duhet të veprojë. Unë, pas kësaj, do të kërkoja nga shërbimet tona të krijojnë një plan të qartë se si do të merremi me individë me emër e mbiemër, të cilët janë bartës të politikave antiserbe, e ata le të mendojnë se çfarë do t’u ndodhë. Mundet Izraeli, mundet Mossadi, pse s’mundet shërbimi serb, pse s’mundemi ne?”, tha Vulin.
Ai theksoi se shërbimet serbe dinë të bëjnë këtë “punë” mirë dhe kërcënoi drejtpërdrejt kryeministrin Kurti dhe çdo individ që ndjek politika që ai i konsideron antiserbe.
“Nuk është se kurrë nuk kemi bërë gjëra të tilla, e dimë si bëhen ato. Askush nuk na ka frikën. Kurti nuk e ka aspak problem t’u ikë marrëveshjeve, sepse nuk frikësohet se do të ketë pasoja, as ai e as të tijtë”, deklaroi Vulin.
Sipas tij, Serbia duhet të ndërhyjë në mënyrë që Kosova t’i ketë frikën Serbisë.
Megjithatë, aktualisht Vulin nuk mban asnjë pozitë shtetërore, por ka një karrierë të gjatë në qeverinë e Serbisë, duke shërbyer si drejtor i Zyrës për Kosovën (2012), ministër pa portofol për Kosovën, shef i BIA-s dhe, së fundmi, si zëvendëskryeministër i Serbisë.
The Geopost

FAZ: Programi i Listës Studentore për Kosovën mund të nxisë konflikte dhe ta izolojë Serbinë
Pas Vuçiqit, çfarë do të thotë qeveria e re në Beograd për Milorad Dodikun?
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH
“Kundërgoditja po vjen”: Ish-aktivisti serb paralajmëron për planet e Vuçiqit pas humbjes
A do të bisedojë me Kurtin dhe a do ta ekstradojë Radoiçiqin? Përgjigjet bartësi i Listës Studentore
Kandiq: Vuçiq e pranoi humbjen, por nuk hoqi dorë nga retorika nacionaliste për Kosovën