Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Vizita e fundit në Evropë: Si e mbylli Ali Khamenei kapitullin evropian nga Beogradi i vitit 1989

The Geopost March 2, 2026 2 min read
Share the news

Në shkurt të vitit 1989, në një klimë miqësore mes vendeve të Lëvizjes së të Paangazhuarve, Beogradi priti presidentin e atëhershëm të Republikës Islamike të Iranit, Ali Khamenei.

Vizita, që në atë kohë u konsiderua pjesë e përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve në zhvillim, sot kujtohet si qëndrimi i fundit i tij në Evropë.

Gjatë konferencës për shtyp në Dvor na Dedinje, Khamenei u përball me pyetje rreth romanit “Vargjet Satanike” të shkrimtarit britanik Salman Rushdie, i ndaluar në Iran një vit më parë.

Duke iu referuar çështjes, ai deklaroi: “Shigjeta është qëlluar. Është drejtuar me shumë kujdes dhe është në rrugën e saj drejt objektivit”, një mesazh që u interpretua gjerësisht si mbështetje për fetvanë e shpallur nga paraardhësi i tij, Ruhollah Khomeini, kundër Rushdie-t.

Romani ishte konsideruar blasfemik nga shumë myslimanë, ndërsa fetvaja kërkonte vrasjen e autorit.

Më vonë, nën udhëheqjen e Khameneit, shpërblimi për vrasjen e Rushdie-t u rrit nga një fondacion fetar iranian.

Çështja mori përmasa globale dhe mbetet një nga episodet më të debatueshme të marrëdhënieve mes botës islame dhe Perëndimit.

Vizita në Beograd u zhvillua vetëm gjashtë muaj pas përfundimit të luftës tetëvjeçare mes Iranit dhe Irakut.

Në takimin me presidentin e Presidencës së RSFJ-së, Raif Dizdareviq, u theksua kënaqësia për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, shkencor, kulturor dhe arsimor.

Në deklaratën e përbashkët, bisedimet u përshkruan si të zhvilluara “në një atmosferë të përzemërt miqësie dhe mirëkuptimi të ndërsjellë”.

Dy palët diskutuan gjithashtu për përgatitjet për Samitin e Nëntë të Lëvizjes së Paangazhuarve, situatën në Lindjen e Mesme, Afganistan dhe Afrikën e Jugut, si dhe për konventën mbi ndalimin e armëve kimike.

Pala jugosllave përshëndeti vendimin e Iranit për të pranuar Rezolutën 598 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke e cilësuar atë si bazë për paqe më të qëndrueshme në Gjirin Persik.

Pak muaj pas vizitës në Beograd, në qershor 1989, Khamenei u zgjodh udhëheqës suprem i Iranit – një post që e mban prej atëherë.

Turneu i tij diplomatik i atij viti përfshinte gjithashtu vizita në Kinë dhe Korenë e Veriut, por pas marrjes së postit të ri ai nuk u largua më nga vendi.

Në retrospektivë, qëndrimi në Beograd shënon takimin e fundit të Ali Khameneit me tokën evropiane – në një kohë kur rendi ndërkombëtar po ndryshonte rrënjësisht.

Tags: Ajatollah Ali Khamenei Irani Serbia

Continue Reading

Previous: Padi kundër Serbisë në Strasburg për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Next: “Armatosja e Serbisë”, ministri i Mbrotjes i Kroacisë kërkon trajtim të veçantë për kufijtë lindorë të BE-së dhe NATO-s

Keranov: Integrimi i Kosovës është kyç për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor 3 min read
  • Ballkan

Keranov: Integrimi i Kosovës është kyç për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

The Geopost July 22, 2026
Haxhiu nënshkruan dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë 2 min read
  • Ballkan

Haxhiu nënshkruan dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë

The Geopost July 21, 2026
Paunoviq me pagë drejtoreshe në një institucion të mbyllur në Kosovë 10 min read
  • Ballkan

Paunoviq me pagë drejtoreshe në një institucion të mbyllur në Kosovë

The Geopost July 20, 2026
Veteranët paralajmërohen të shmangin Serbinë pas publikimit të emrave të pjesëtarëve të UÇK-së 3 min read
  • Ballkan

Veteranët paralajmërohen të shmangin Serbinë pas publikimit të emrave të pjesëtarëve të UÇK-së

The Geopost July 20, 2026
Rudolph: Nëse Radoiçiq shkon në Gjermani, sigurisht se do të ndalohet 1 min read
  • Ballkan

Rudolph: Nëse Radoiçiq shkon në Gjermani, sigurisht se do të ndalohet

The Geopost July 20, 2026
“E dua kulturën e kafesë”, “U qetha falas”, studentët e huaj pëlqejnë Kosovën 4 min read
  • Ballkan
  • News

“E dua kulturën e kafesë”, “U qetha falas”, studentët e huaj pëlqejnë Kosovën

The Geopost July 19, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.