Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Padi kundër Serbisë në Strasburg për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

The Geopost March 2, 2026 2 min read
Share the news

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka regjistruar për herë të parë një padi kundër Serbia, që lidhet me praktikën e pasivizimit të adresave të shqiptarëve që jetojnë në Lugina e Preshevës.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati Drini Grazhdan, i cili ka dorëzuar padinë në emër të qytetares Teuta Fazliu, duke e cilësuar regjistrimin e saj si një hap procedural tejet të rëndësishëm.

Sipas Grazhdanit, padia ka të bëjë me shkelje të të drejtave të njeriut që kanë ndodhur përmes pasivizimit administrativ të adresave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Ai ka theksuar se kjo praktikë përbën, sipas tij, “spastrim etnik administrativ”, pasi prek jo vetëm shqiptarët që punojnë jashtë vendit, por edhe ata që jetojnë brenda Serbisë.

“Pasivizimi i adresave nuk është simbolik. Ai i detyron shqiptarët të largohen, pasi humbasin të drejtën për letërnjoftim dhe pasaportë të re, pension, sigurim shëndetësor, të drejtën e votës dhe shërbime të tjera themelore”, ka deklaruar avokati.

Ai ka vlerësuar se fakti që Gjykata e Strasburgut e ka regjistruar padinë dhe e ka pajisur me numër aplikimi është një zhvillim shumë domethënës, duke pasur parasysh se mbi 90 për qind e rasteve refuzohen që në fazën fillestare.

Grazhdan ka bërë të ditur se synimi i tij kryesor është që Gjykata të zbatojë procedurën e vendimit pilot, e cila do ta shndërronte këtë çështje në një rast me efekt të përgjithshëm.

Kjo do të nënkuptonte, sipas tij, që Serbia të detyrohet të ndalojë praktikën sistematike të pasivizimit të adresave dhe ta zbatojë vendimin për të gjitha rastet e ngjashme.

Në të njëjtën kohë, ai u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të prekur nga kjo praktikë që të ndjekin procedurat ligjore brenda Serbisë, edhe pse, siç tha ai, autoritetet serbe i refuzojnë zakonisht këto ankesa.

“Kjo është një fitore fillestare, por shumë e rëndësishme. Do të jem i përkushtuar që ky proces të përfundojë me një fitore të plotë”, ka deklaruar Grazhdan.

The Geopost

Tags: Gjykata e Strasburgut Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut Lugina e Preshevës Shqiptarët

Continue Reading

Previous: Arrestohen pesë serbë të dyshuar për vrasjet e vitit 1998 në Syriganë të Skenderajt
Next: Vizita e fundit në Evropë: Si e mbylli Ali Khamenei kapitullin evropian nga Beogradi i vitit 1989

Prokuroria në Serbi hap çështje kundër shefit të BIA-s bazuar në një raport nga avokati Niniq 2 min read
  • Ballkan

Prokuroria në Serbi hap çështje kundër shefit të BIA-s bazuar në një raport nga avokati Niniq

The Geopost November 6, 2026
KE-ja ngre alarmin për Serbinë: Korrupsioni, kapja e shtetit, frikësimi dhe sulmet ndaj gazetarëve mbeten probleme serioze 5 min read
  • Ballkan
  • News

KE-ja ngre alarmin për Serbinë: Korrupsioni, kapja e shtetit, frikësimi dhe sulmet ndaj gazetarëve mbeten probleme serioze

The Geopost November 5, 2026
Hungaria ndalon programin shumëmilionësh të Orbanit dhe Dodikut për Republikën Srpska 6 min read
  • Ballkan

Hungaria ndalon programin shumëmilionësh të Orbanit dhe Dodikut për Republikën Srpska

The Geopost November 5, 2026
Shtetet kërcënojnë me bojkot për shkak të rikthimit të Rusisë në garat e hokejit 2 min read
  • Ballkan

Shtetet kërcënojnë me bojkot për shkak të rikthimit të Rusisë në garat e hokejit

The Geopost November 5, 2026
Raporti i KE-së për Bosnjën, Çerimagiq: Dodiku po thellon lidhjet me Moskën dhe po sfidon institucionet shtetërore 5 min read
  • Ballkan

Raporti i KE-së për Bosnjën, Çerimagiq: Dodiku po thellon lidhjet me Moskën dhe po sfidon institucionet shtetërore

The Geopost November 5, 2026
Picula ngre çështjen e Serbisë në Parlamentin Evropian: A do të sjellë ndryshimi i pushtetit orientim të ri në politikën e jashtme? 2 min read
  • Ballkan

Picula ngre çështjen e Serbisë në Parlamentin Evropian: A do të sjellë ndryshimi i pushtetit orientim të ri në politikën e jashtme?

The Geopost November 5, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.