Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, iu ka drejtuar parlamentit të Kanadasë përmes videolidhjes, ku është pritur me duartrokitje të shumta.
Ai ua ka përshkruar ndjenjat e tij dhe të popullit ukrainas të cilat i kanë përjetuar gjatë 20 ditëve të fundit.
Zelensky ka thënë: “Imagjinoni që kur të zgjoheni në orën 4 të mëngjesit, secili prej jush, të filloni të dëgjoni shpërthime bombash, shpërthime të forta, a mund të imagjinoni që ju dhe fëmijët tuaj, të filloni ditën duke dëgjuar shpërthime”, ka thënë ai.
Tutje ai ka thënë që si mund t’ua shpjegoni fëmijëve tuaj se agresioni në shkallë të gjerë sapo ka ndodhur në vendin tuaj?”.
Zelensky e ka përshkruar situatën aktuale në Ukrainë, duke thënë se “çdo natë është e tmerrshme”.
“Rusët po bombardojnë me të gjitha llojet e artilerisë. Ata po bombardojnë civilët, po bombardojnë ndërtesat. A mund ta imagjinoni se ka një zjarr që mund të nisë në termocentralin bërthamor? Dhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi në vendin tonë. Në çdo qytet ata po marshojnë dhe po rrëzojnë flamujt ukrainas. A mund ta imagjinoni dikë që rrëzon flamujt tuaj kanadezë në Montreal dhe qytete të tjera kanadeze?”, ka deklaruar ai.
Më herët gjatë ditës së sotme, Kanadaja ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë, duke përfshirë kufizime për 15 zyrtarë rusë që mundësuan dhe mbështetën zgjedhjen e presidentit Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën.

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë
Ambasadori Hamilton: Rusia po përdor dezinformimin për destabilizim në Ballkan
RT Balkan dezinformon për serbët në Kosovë përmes narrativës propagandistike për barrikadat
RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës
Çështja e Iranit, si vepruan presidentët amerikanë në luftëra të mëparshme për autorizim të Kongresit?
Clickbait në titullin e RT Balkan: Shkrimi i grafiteve paraqitet si “maltretim”, ndonëse nuk ka hetim për autorin