Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Vuçiq me gjuhë kërcënuese ndaj Kosovës, Qeveria kërkon reagim ndërkombëtar

The Geopost March 20, 2024 2 min read
Share the news

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë disa deklarata kërcënuese kundër Kosovës gjatë një fjalimi në akademi në Serbi.

Ai ka thënë se nëse Perëndimi zgjedh Kosovën në vend të Serbisë, Serbia do të “presë momentin më të mirë të mundshëm dhe ne do ta shfrytëzojmë mundësinë tonë”.

“Kini kujdes nëse zgjidhni Kosovën në vend të Serbisë. Nëse ata zgjedhin Kosovën, Serbia ‘do të presë për momentin më të mirë të mundshëm dhe ne do ta shfrytëzojmë mundësinë tonë’, ka thënë Presidenti i Serbisë.

Qeveria e Kosovës ka reaguar për këtë deklaratë duke thënë se edhe pse kërcënimet e Serbisë janë të vazhdueshme, ato nuk duhet të kthehen në normalitet.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu tha se deklaratat e tilla duhet të dënohen ashpër nga faktori ndërkombëtar.

“Ato nuk mund të shpërfillen e as të injorohen, apo të cilësohen thjesht si deklarata për konsum të brendshëm. Ato duhet të përcillen me vigjilencë të lartë dhe të dënohen ashpër edhe nga komuniteti ndërkombëtar, si nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE-ja, Mbretëria e Bashkuar e me radhë. Si një peng i së kaluar që është e i dëshpëruar që nuk mund ta kthejë kohë mbrapa, Vuçiq shpreson rrezikshëm që metodat e së kaluarës një ditë mund të jenë zgjidhja në të ardhmen”, tha Kryeziu.

Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Vuçiq po shpërfaq një fakt shumë të rëndësishëm, se ai është vazhdimësi e mendësisë së Millosheviqit, i cili kërkon territore dhe asnjëherë nuk i intereson për të drejtat dhe liritë e njerëzve.

Deklarata luftënxitëse e Vuçiqit ngriti reagime edhe te të tjerët.

Një deputet i Gjermanisë, Michael Roth ka shkruar se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian me Vuçiqin në krye.

“Presidenti Vuçiq keqkuptoi diçka. Perspektiva e anëtarësimit në BE nuk vlen vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën. Nuk ka gjë të tillë si “ose Serbia ose Kosova”. Por Vuçiq ka të drejtë, me të në krye nuk ka asnjë mënyrë që Serbia të hyjë në BE”, ka shkruar Roth në një postim në X. /The Geopost/

Continue Reading

Previous: Shefi i mbrojtjes i Koresë së Jugut thotë se Koreja e Veriut i ka dorëzuar Rusisë 7000 kontejnerë me municion
Next: Hovenier për kërcënimet e Vuçiqit: NATO është gati dhe e përgatitur

Izraeli nën sulme të reja balistike iraniane 1 min read
  • Lajme

Izraeli nën sulme të reja balistike iraniane

The Geopost June 19, 2025
Ambasadorja Ziv: Ambasada e Kosovës në Jerusalem është e mbrojtur, s’shoh kërcënim ndaj saj 1 min read
  • Lajme

Ambasadorja Ziv: Ambasada e Kosovës në Jerusalem është e mbrojtur, s’shoh kërcënim ndaj saj

The Geopost June 19, 2025
Rrjeti propagandistik rus “Pravda” targeton audiencën shqipfolëse 2 min read
  • Lajme

Rrjeti propagandistik rus “Pravda” targeton audiencën shqipfolëse

The Geopost June 19, 2025
Arrestimet e serbëve për spiunazh, Vuçiq kërcënon Kosovën: Kjo do të marrë fund së shpejti 1 min read
  • Lajme

Arrestimet e serbëve për spiunazh, Vuçiq kërcënon Kosovën: Kjo do të marrë fund së shpejti

The Geopost June 18, 2025
Picula: Reagimet e Vuçiqit ndaj protestave nuk duhet mirëpritur – BE të shqyrtojë atë që po ndodh në Serbi 2 min read
  • Lajme

Picula: Reagimet e Vuçiqit ndaj protestave nuk duhet mirëpritur – BE të shqyrtojë atë që po ndodh në Serbi

The Geopost June 18, 2025
Nafta në fokus ndërsa konflikti Izrael-Iran eskalon 5 min read
  • Lajme

Nafta në fokus ndërsa konflikti Izrael-Iran eskalon

The Geopost June 17, 2025
Tweets by theGeopost

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.