Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Vuçiq falenderues ndaj Rusisë, akuzon ShBA-në për shpërthimin në veri

The Geopost January 18, 2024 3 min read
Share the news
Rreth orës 23:50 të 15 janarit tre personave nga nacionaliteti serb derisa po dilnin nga një lokal i njohur si “Bishevac” në Mitrovicë të Veriut iu hodh një granatë dore nga një veturë që iu afrua atyre. Për pasojë dy prej tyre mbetën të lënduar, shkruan The Geopost. 
Për këtë ngjarje presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pa ndonjë argument e ka akuzuar SHBA-në se qëndron prapa këtij sulmi.
“Është turp të thuash se bombën e kanë hedhur serbët, po e bëjnë për para dhe sepse dikush i ka paguar. Jemi ende duke hetuar dhe nuk do të doja të nxjerrim konkluzione. Besoj se në një kohë të shkurtër do ta dimë natyrën e sulmit, është përcaktimi ynë, do të kemi sfida të shumta sepse keni të bëni me njerëz të papërgjegjshëm në Prishtinë, e keni të qartë se ata nuk do të shmangin asgjë, do të flas me shumë njerëzit nesër. Shpresoj që amerikanët të mos qëndrojnë pas kësaj”, tha Vuçiq.
Vuçiq shtoi se “Kurti merr mbështetje nga amerikanët dhe nga Berlini”.
Sidoqoftë, Vuçiq u demantua.
Policia e Kosovës tregoi që konflikti nuk kishte të bënte me etni e aq më pak me amerikanët.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për mediat në Kosovë se kanë identifikuar dy personat që ishin përfshirë në këtë incident dhe tregoi se policia fillimisht i kishte kërkuar nëpër shtëpitë e tyre për intervistim, por nuk janë gjetur në to.
“Besohet se ky konflikt ka qenë pasojë e problemeve të mëhershme në mes të këtyre personave”, ka thënë Elshani.
Deklaratën qesharake të Vuçiçit e ka komentuar analistja Ivana Stradner, e cila e quajti liderin serb paranojak.
“Presidenti serb tani beson se SHBA qëndron pas një shpërthimi në Kosovë. Kohët e fundit propaganda e tij ka akuzuar MI6 britanikë për komplot të një lufte në Ballkan”,  ka shkruar ajo.
Vuçiq më herët kishte falënderuar inteligjencën e Rusisë për siç tha ai, “informacionet” se gjoja “Perëndimi dëshiron ta rrëzojë atë nëpërmjet një revolucioni me ngjyra”.
Duke iu drejtuar popullit serb pas shpërthimit të protestave në Beograd, Vuçiq përcolli retorikën konspirative. Ai tha se shërbimet e inteligjencës serbe e dinin që opozita po planifikonte një kryengritje. Ai nënvizoi në mënyrë tinëzare se fuqitë e huaja, nëse jo domosdoshmërisht bashkëpunëtore, fillimisht hodhën poshtë paralajmërimet e tij private për trazirat dhe po festonin destabilizimin e Serbisë. Ai falënderoi “ato shërbime të huaja” që jo vetëm që kishin dëgjuar, por edhe kishin ofruar inteligjencë shtesë, duke ndihmuar institucionet e Serbisë të përballonin më të keqen. Ai aludoi në shërbimet ruse, të cilave iu bëri jehonë më vonë kryeministrja serbe.
Ana Brnabiq falënderoi shërbimet ruse të sigurisë për ofrimin e inteligjencës që tregonte se opozita “po përgatitej të organizonte protesta të tipit Maidan në Beograd për të marrë pushtetin me metoda revolucionare”. Një ditë pas fjalimit të Vuçiç, ambasadori rus në Serbi tha në televizionin shtetëror rus se presidenti i Serbisë i kishte thënë se kishte “informacion të pamohueshëm” se Perëndimi nxiti protestat./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Aleati i NATO-s paralajmëron: Rusia mund të kërcënojë sigurinë e bllokut brenda 3 viteve
Next: Armët amerikane për Kosovën shkaktojnë shqetësime edhe në Rusi

Ushtari rus vret katër persona në një sulm me armë në Krimenë e pushtuar 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Ushtari rus vret katër persona në një sulm me armë në Krimenë e pushtuar

The Geopost August 4, 2026
Kritiku i Putinit thotë se është “gjallë dhe i lirë” në Paris, pasi Rusia e shpalli “agjent të huaj” 2 min read
  • Analiza
  • Lajme

Kritiku i Putinit thotë se është “gjallë dhe i lirë” në Paris, pasi Rusia e shpalli “agjent të huaj”

The Geopost August 4, 2026
Vala e të nxehtit kërcënon energjinë bërthamore në Evropën Juglindore 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Vala e të nxehtit kërcënon energjinë bërthamore në Evropën Juglindore

The Geopost August 4, 2026
Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska 4 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska

The Geopost July 29, 2026
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi

The Geopost July 28, 2026
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe” 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”

The Geopost July 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.