Qytetarët rus po vazhdojnë ta kundërshtojnë veprimin e presidentit të tyre Vladimir Putin për ta sulmuar ushtarakisht Ukrainën.
Siç raportohet, deri më tani mijëra rusë janë grumbulluar në sheshet kryesore të Moskës – në Pushikin, Sheshi i Kuq dhe Kremlin.
Pamjet qartazi tregojnë frustrimin e rusëve ndaj regjimit të Putinit.
“Sheshi Pushkin, ndoshta më pak se 1,000 metra nga Sheshi i Kuq dhe Kremlini, është vendi i një proteste të rëndësishme. Këta njerëz i dinë rreziqet e sfidimit të regjimit. Ata janë në rrugë, pavarësisht kostove të mëdha personale”, thuhet në video.
Pushkin Square, maybe less than 1000 meters from Red Square and the Kremlin, is the cite of a significant protest. These people know the risks of challenging the regime. They’re on the street in-spite of major personal costs. pic.twitter.com/bYEfbO91xG
— Alexander S. Vindman 🇺🇸 (@AVindman) February 24, 2022
Sipas grupit të pavarur për vëzhgim OVID-info, të paktën 1,500 persona janë arrestuar në disa qytete të Rusisë. /The Geopost/

Propaganda nga Moska: Si i përdorën mediat ruse aktgjykimet e Hagës ndaj drejtuesve të UÇK-së për sulm ndaj Perëndimit
Si e deformuan mediat serbe protestën në Prishtinë
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës