EULEX sot do t’i dhurojë 10 automjete për Misionin Këshillues të Bashkimit Evropian në Ukrainë. Në këto automjete ka gjëra ushqimore, rroba, thasë gjumi, produkte higjenike e materiale mjekësore. Për nisjen e këtij konvoji, EULEX ka mbajtur një ceremoni, gjatë së cilës ka folur përfaqësuesi i kontingjentit ukrainas në KFOR, Ivana Stenko.
Stenko tha se sot po i dërgohet botës një mesazh se Ukraina nuk është e vetme në këtë luftë.
“Sot kam emocione të përziera, nga njëra anë ndjehem i turpëruar derisa shokët e mi janë duke sakrifikuar jetën e tyre për Ukrainën, në anën tjetër jam shumë krenar që sot ndodhem këtu dhe shërbej krahë kolegëve ndërkombëtarë që gjithmonë janë të gatshëm të ndajnë barrën dhe dërgojnë mesazh gjithë botës se Ukraina nuk është e vetme në këtë luftë”, tha Stenko.
Në emër të tij dhe popullit ukrainas, Stenko falënderoi EULEX-in dhe Bashkimin Evropian për këto donacione.
“Lufta në shkallë të gjerë e pashpallur nga Rusia ka hapur Kutinë e Pandorës për nevoja themelore, për të qenë të përgatitur për një luftë të cilën Evropa nuk e ka parë që nga Lufta e Dytë Botërore është diçka mjaft sfiduese dhe nuk mundet që dikush të jetë gati 100%”, tha ushtari ukrainas.

Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit
Brukseli ashpërson tonin ndaj Beogradit: Parlamenti Evropian kërkon ndryshim të qasjes ndaj Vuçiqit