Japonia i tha lamtumirë të martën ish-kryeministrit Shinzo Abe, i cili u vra gjatë një mitingu zgjedhor të premten e kaluar. Njerëzit u rreshtuan në rrugët e Tokios, me flamuj dhe lule në duar, ndërsa trupi i kryeministrit më jetëgjatë u dërgua në varreza.
Qindra njerëz i kanë bërë nderimet e tyre Abe ditëve të fundit në tempull. Ceremonia mortore ishte e mbyllur për publikun.
Shinzo Abe u vra në një tubim të fushatës në qytetin e Nara. Një burrë i papunë, Tetsuya Yamagami, u akuzua për vrasjen. I gjithë rasti tronditi banorët e një vendi ku dhuna e armatosur është jashtëzakonisht e rrallë.
Abe ishte kryeministër i Japonisë nga viti 2010 deri në vitin 2020.
Keiko Noumi, një mësuese 58-vjeçare, erdhi për të nderuar udhëheqësin e vrarë.
“Ka pasur një ndjenjë sigurie kur ai ishte kryeministër. Unë e mbështeta atë dhe kjo është shumë e trishtueshme.”
Ngushëllimet e tyre kanë dërguar edhe zyrtarë të huaj. Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili ndodhet në një turne aziatik, erdhi në Japoni për të bërë nderimet e tij. Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen dhe presidenti i Tajvanit, William Lai, erdhën gjithashtu për t’i thënë lamtumirën Abe.

I dyshuari për vrasjen, i cili u arrestua në vendin e ngjarjes, qëlloi Abe sepse, tha ai, ai po promovonte një komunitet fetar, të cilit nëna e tij dyshohet se i kishte dhënë një shumë të madhe parash dhe që i bëri ata të falimentonin, raporton agjencia e lajmeve Kyodo.
Kisha e Unifikimit tha se nëna e të dyshuarit është anëtare, por nuk tha nëse ajo ishte anëtare e një kishe tjetër.
Yamagani qëlloi Abe nga pas, me një armë të improvizuar që ai kishte bërë në shtëpi. Për këtë arsye, zyrtarët japonezë kanë njoftuar se qeveria do të shqyrtojë vendosjen e rregullave më të rrepta në atë fushë./Reuters

Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit
Brukseli ashpërson tonin ndaj Beogradit: Parlamenti Evropian kërkon ndryshim të qasjes ndaj Vuçiqit