Ukraina ka dënuar dekretin e ri të nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, që lejon ukrainasit në të gjitha pjesët e shtetit të marrin shtetësi ruse.
“Ky dekret është një tjetër cenim i sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, që nuk është në pajtueshmëri me normat dhe parimet e ligjit ndërkombëtar”, tha më 11 korrik Ministria e Jashtme ukrainase.
Dekreti thotë se të gjithë shtetasit ukrainas dhe personat pa shtetësi që banojnë në Ukrainë mund të marrin pasaporta ruse përmes procedurës së thjeshtuar që Moska ka prezantuar më 2019 për banorët e rajoneve të Donjeckut dhe Luhanskut, pjesë të të cilave janë kontrolluar nga separatistët pro-rusë që prej vitit 2014.
Që nga 25 maji i këtij viti, ky rregull vlen edhe për banorët e dy rajoneve të tjera ukrainase, Herson dhe Zaporizhja, pjesë të të cilave janë pushtuar gjatë pushtimit që Moska ka nisur në shkurt. Dhe tani, marrja e shtetësisë vlen për të gjithë banorët në Ukrainë.
Dekreti ka rritur shqetësimet lidhur me qëllimet e Rusisë në luftën kundër Ukrainës, tha një analiste me bazë në Kiev.
Zgjerimi “nënkupton se planet ruse për pushtim nuk kanë kufizime gjeografike”, tha Maria Zolkina, udhëheqëse e studimeve të sigurisë dhe konfliktit në Fondacionin për Nisma Demokratike, me seli në Kiev.
Putin dhe zyrtarë të tjerë rusë kanë insistuar se qëllimi i luftës nuk është pushtimi i Ukrainës. Megjithatë, Moska dhe autoritetet e vetëshpallura ruse në territoret e pushtuara ukrainase tani thonë se këto rajone duhet të bëhen pjesë e Rusisë.
Autoritetet ruse të instaluara në territoret e pushtuara ukrainase në rajonet Herson dhe Zaporizhja më herët kanë thënë se kanë ngritur qendra të lëshimit të pasaportave për qytetarët ukrainas të cilët duan të pajisen me pasaporta ruse.
Në rajonin e Luhanskut dhe Donjeckut, që njihen me termin Donbas, liderët e separatistëve pro-rusë kanë thënë se qindra-mijëra banorë lokalë që nga viti 2019 kanë marrë shtetësinë ruse./REL

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA
Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë