Në një sulm raketor u vranë disa roje kufitare ukrainase
Disa ushtarë u vranë në një sulm me raketa nga forcat ruse në pikën kufitare të Ukrainës në rajonin juglindor të Zaporozhye, tha shërbimi kufitar.
Sulmi ka ndodhur heret në mengjes në orën 04.25 me orën lokale, raporton Reuters. Bashkë me ushtarët e vrarë ka edhe disa të plagosur.
(Reuters)
07:12
Në Kiev dhe Lviv njoftohet për rrezik ajror
Administrata e kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, ka njoftuar për një rrezik ajror mëngjesin e sotëm.
“Kujdes, ky nuk është një ushtrim. Është deklaruar një rrezik ajror! Kur të dëgjoni sirenat, shkoni menjëherë në strehën më të afërt”, tha administrata e qytetit në një deklaratë të transmetuar nga agjencia Interfax Ukraine.
Sirenat kanë rënë mëngjesin e sotëm në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv.
(Tanjug)
06:52
Mediat ukrainase: Tanket ruse po shkojnë në Kiev
Mediat ukrainase raportojnë për luftimet e ushtrisë ukrainase me forcat ruse, të cilat, sipas agjencisë UNIAN, arritën me tanke në Ivankovë, në gjysmë të rrugës nga kufiri verior me Bjellorusinë në Kiev.
Sipas atyre raporteve, ushtria ukrainase hodhi në erë urën, raporton UNIAN.
Raporte vijnë edhe nga Luhansku. Një person ka mbetur i vrarë në Starobiljska si pasojë e sulmit me raketa, ndërsa gjashtë janë shpëtuar, njoftoi Shërbimi Shtetëror për Situata Emergjente.
(Unian)

Mediat serbe dhe proruse përhapin propagandë për udhërrëfyesit turistikë dhe rrënimin e objekteve pa leje në veri të Kosovës
Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”
Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë
Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi