Para Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë, organizata joqeveritare YIHR ka organizuar protestë për shkak të situatës në Ukrainë. Në pamjet që qarkullojnë në internet, shihet se disa qytetarë janë mbledhur për të mbështetur Ukrainën dhe popullin ukrainas që tani po i mbijeton terrorit rus.
Qytetarët e mbledhur dërguan mesazhe me pankarta para Byrosë Ruse për lidhjen “Ndal luftën”, “Ne qëndrojmë pranë Ukrainës”, “Respektoni të drejtat e njeriut”.
Agresioni i Rusisë u dënua nga i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë.
Ushtria ruse ka nisur dje bombardimin e bazave ajrore në Ukrainë. Presidenti ukrainas Zelensky ka shpallur gjendjen e luftës.

Daçiqi zbulon frikën e Beogradit: Si t’i vendosim sanksione Rusisë kur na ndihmojnë ta mbajmë Kosovën të bllokuar në UN?!
“Koha që Serbia të përballet me pasojat”: Brukseli ndryshon ton pas funeralit të Mlladiqit
Mladiqi vdiq, por ideologjia e tij mbeti gjallë – gazetari britanik me analizë për Serbinë
“Për një serb do të vrasim 100 myslimanë”, Stojkoviq i reagon Vuçiqit: Ti je ai që nxite gjenocidin, do duhej të ishe në Hagë me Mlladiqin
Zvicra synon të ndërtojë një batalion ushtarak dronësh deri në vitin 2028, thotë ministria e Mbrojtjes
NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë