Foto: N1
Studentët që kanë bllokuar Shkollën e lartë e Mjekësisë në Beograd që nga dhjetori thanë se u përjashtuan nga shkolla nga policia më 23 korrik nën kërcënimin e forcës.
Një numër i madh i pjesëtarëve të policies kontrolluan dokumentet e identifikimit të studentëve përpara shkollës.
Studentët deklaruan në llogarinë e tyre në Instagram se stafi jo-mësimdhënës hyri në ndërtesën e shkollës këtë mëngjes dhe theu bllokadën fizike. Ata gjithashtu deklaruan se kishin dy orë kohë për të dalë nga fakulteti.
“Ata hynë me një person të panjohur që po filmonte studentët dhe bënë gjithçka në përputhje me një vendim të miratuar në mënyrë të paligjshme”, thanë studentët.
Këshilli i Shkollës e lartë të mjekësisë kishte miratuar më parë një vendim që propozonte që stafi jo-mësimdhënës dhe ai mësimdhënës të lejoheshin të hynin në shkollë “me qëllim ruajtjen e rendit institucional dhe ruajtjen e dinjitetit akademik”.
Me thirrjen e studentëve që morën pjesë në bllokadë, qytetarët u mblodhën gjithashtu përpara shkollës.
Një ditë më parë, policia dëboi studentët që kishin bllokuar ndërtesën e Qendrës Kulturore të Studentëve në Beograd.
Studentët kanë bllokuar fakultetet në të gjithë Serbinë për muaj të tërë, duke këmbëngulur në përgjegjësi për vdekjen e 16 personave në shembjen e tendës betoni në stacion hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor 2024.
Kërkesa e tyre e fundit është për zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat autoritetet serbe nuk i kanë pranuar./RSE/

Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë?
Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia
Ambasadori Hamilton: Rusia po përdor dezinformimin për destabilizim në Ballkan
Çështja e Iranit, si vepruan presidentët amerikanë në luftëra të mëparshme për autorizim të Kongresit?
Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë