Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Pas 30 vitesh, Kroacia pastron varrezat nga simbolet që lavdërojnë luftën e Serbisë në Kroaci

The Geopost July 23, 2025 2 min read
Share the news

Pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për varrezat në fund të muajit maj, autoritetet kroate kanë nisur procesin e verifikimit dhe heqjes së përmendoreve dhe simboleve të diskutueshme në varreza, të cilat konsiderohen fyese për vlerat kombëtare, fetare dhe ato të Luftës së Atdheut (1991–1995).

Deri tani janë identifikuar rreth 20 varre dhe përmendore që përmbajnë simbole të ish-shtetit të vetëshpallur “Republika Serbe e Krajinës” apo që lavdërojnë veprimet dhe të bëmat e forcave të Ushtrisë Popullore Jugosllave (JNA).

Rastet më të shumta janë raportuar në Vukovar-Srijem, Sisak-Moslavinë dhe Shibenik-Knin.

Në Kistanje, një nga rastet më të spikatura, familja e të ndjerit vetë ka hequr bustin e një ushtari serb të veshur me uniformën e njësisë famëkeqe të Kapiten Draganit, bashkë me mbishkrimin “I juaji kninas”.

Në Knin, partia Domovinski pokret ka paraqitur raport për dy përmendore të tjera, ku sipas tyre përmenden “vlerat e një atdheu që nuk është Kroacia”, me mbishkrime në cirilik si “ra për atdhe”

“Ne jemi për zgjidhje pa tensione. Po i kontaktojmë familjet përmes institucioneve dhe i ftojmë vetë të largojnë simbolet fyese. Nëse jo, do veprojmë sipas ligjit”, deklaroi Pashko Rakic, prefekti i qarkut Shibenik-Knin.

Para pak muajsh, Parlamenti i Kroacisë ka miratuar një Ligj të ri për Varrezat, i cili kërkon heqjen e gurëve të varreve të vendosur pas datës 30 maj 1990, nëse ato përmbajnë mbishkrime që “lavdërojnë ushtrinë agresore” —një term që i referohet forcave serbe të përfshira në luftërat e viteve 1990 — ose konsiderohen fyese për ndjenjat kombëtare kroate.

Sipas ligjit, çdo monument me mesazhe të tilla — përfshirë fraza si “në tokën serbe” ose “vdiq për Krajinën Serbe”— duhet të hiqet.

Sipas këtij ligji, pronarët e varreve kanë 30 ditë kohë për të vepruar. Ata që nuk e përmbushin këtë detyrim do të përballen me gjoba që variojnë nga 1 mijë deri në 5 mijë euro./Gazeta Express/

Continue Reading

Previous: Vuçiq me tone kërcënuese pas tragjedisë në Novi Sad: Do të vijë koha e përgjegjësisë për ata që shkatërruan Serbinë
Next: Studentët në bllokadë u përjashtuan nga Shkolla e lartë e mjekësisë në Beograd

Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike 8 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike

The Geopost September 30, 2026
Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale

The Geopost September 29, 2026
Dodiku sërish në Moskë: vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Dodiku sërish në Moskë: vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin

The Geopost September 29, 2026
Nga Millosheviqi te Vuçiqi – Stradner: E njëjta strategji, propagandë për ta paraqitur veten si viktimë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Nga Millosheviqi te Vuçiqi – Stradner: E njëjta strategji, propagandë për ta paraqitur veten si viktimë

The Geopost September 28, 2026
Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga

The Geopost September 23, 2026
“Kamionët e viktimizimit” në Nju Jork, Fetoshi: Strategji serbo-ruse për ta dëmtuar imazhin e Kosovës 4 min read
  • Lajme

“Kamionët e viktimizimit” në Nju Jork, Fetoshi: Strategji serbo-ruse për ta dëmtuar imazhin e Kosovës

The Geopost September 23, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.