Foto: Anadolija
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shfrytëzuar tragjedinë në Novi Sad për të përcjellë një mesazh kërcënues ndaj kundërshtarëve politikë, duke lënë të kuptohet se pas hetimeve për rënien e tendës së stacionit hekurudhor ku humbën jetën 16 persona, do të vijë “koha e përgjegjësisë” për “ata që e shkatërruan Serbinë”.
Në vend që të fokusohej në shkaqet konkrete të tragjedisë dhe përgjegjësinë institucionale, Vuçiq zgjodhi ta përdorë ngjarjen për sulme propagandistike ndaj kritikëve të pushtetit. Ai akuzoi kundërshtarët politikë për rrënimin e sistemit arsimor dhe institucioneve, duke i cilësuar fakultetet si “stalla derrash”.
Siç raportuan mediat serbe, Vuçiq u shpreh se edhe brenda qeverisë do të ketë ndryshime dhe “ata që qeverisën keq duhet të largohen sa më parë”, duke mos dhënë emra, por duke mbajtur tonin e zakonshëm përçarës që e karakterizon diskursin e tij politik.
Kritikët e kanë cilësuar këtë paraqitje si një tentativë për të shmangur përgjegjësinë reale shtetërore për tragjedinë në Novi Sad dhe për ta zhvendosur vëmendjen drejt retorikës populiste dhe ndarëse./The Geopost/

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj
Roboti për çaktivizimin e bombave u dërgua pas zbulimit të dronit me eksploziv në aeroportin gjerman