Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, njoftoi të premten, më 11 mars, se SHBA-ja do të ulë në mënyrë drastike statusin e saj tregtar me Rusinë si ndëshkim për pushtimin e Ukrainës dhe gjithashtu do të ndalojë importet e ushqimeve të detit, alkoolit dhe diamanteve ruse.
Këto masa tregtare ndaj Rusisë, Biden tha se po merren në koordinim me Bashkimin Evropian dhe vendet e G7.
G7 është një forum politik ndërqeveritar i përbërë nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
“Bota e lirë po bashkohet për t’u përballur me Putinin”, tha Biden nga Shtëpia e Bardhë.
Heqja e statusit të “kombit më të favorizuar” nga Rusia do t’i lejojë SHBA-së dhe aleatëve të vendosin tarifa më të larta për disa importe ruse, duke rritur izolimin e ekonomisë së këtij shteti.
Ndryshimet e presidentit Biden në statusin tregtar me Rusinë vijnë pasi presioni dypartiak është rritur në Uashington për të anuluar atë që njihet zyrtarisht si “marrëdhënie e përhershme normale tregtare” me Rusinë.
Në kuadër të masave të reja të Shteteve të Bashkuara përfshihet ndalimi i importit nga Rusia të alkoolit si vodkës, dhe ushqimeve të detit, si kaviari.
Në kuadër të masave përfshihet edhe ndalimi i eksportit të mallrave luksoze në Rusi e që përfshin artikuj si duhan, veshje, bizhuteri, makina dhe antike.
Qëllimi i këtyre masave sipas zyrtarëve amerikanë është që vazhdohet me dëmtimin e oligarkëve rusë duke i privuar ata nga komoditeti pasi SHBA-ja vazhdon përpjekjet e saj për ushtrim të presionit rreth atyre që janë afër presidentit rus, Vladimir Putin.
Ditë më parë SHBA-ja vendosi të ndalojë importet e produkteve ruse të naftës dhe gazit./REL

Mediat serbe dhe proruse përhapin propagandë për udhërrëfyesit turistikë dhe rrënimin e objekteve pa leje në veri të Kosovës
Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”
Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë
Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi