Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë

The Geopost July 27, 2026 3 min read
Share the news

Ljubica Trifoviq, nëna e Dragan Trifoviqit, 17-vjeçarit të vrarë në sulmin ndaj kafenesë “Panda” në Pejë më 14 dhjetor 1998, ka akuzuar shtetin e Serbisë për fshehjen e së vërtetës rreth këtij rasti, duke deklaruar se është e gatshme ta padisë shtetin, por se prioritet për të mbetet zbardhja e plotë e krimit.

Në një intervistë për portalin serb Nova Trifoviq tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i di të gjitha rrethanat e ngjarjes, por vazhdon të heshtë.

“Do ta padis shtetin. Por le ta thonë të vërtetën. Vuçiqi ka deklaruar se publiku do të tronditet kur ta mësojë të vërtetën. Nuk ka rëndësi kush i kreu vrasjet, por kush dha urdhrin”, tha ajo.

Sipas saj, familjet e viktimave kanë vite që presin përgjigje, ndërsa institucionet serbe nuk kanë bërë asgjë për ta zbardhur rastin.

“Ne dimë gjithçka, fjalë për fjalë dimë gjithçka, por ai që është në krye hesht. Tri herë tha se do të na ftonte dhe nuk e bëri. Mendoja të shkonim para Qeverisë së Serbisë dhe të protestonim derisa të na dëgjonin, por kjo nuk ndodhi. Mendoj se gjithçka dihet, vetëm se të gjithë heshtin”, u shpreh Trifoviq.

Ajo hodhi poshtë pretendimet e dikurshme se autorë të sulmit ishin shqiptarët, duke lënë të kuptohet se familjet e viktimave kanë kohë që besojnë se përgjegjësia është fshehur nga autoritetet serbe.

“Shteti i Serbisë i vrau fëmijët tanë. Aleksandar Vuçiq e fsheh të vërtetën. Në atë kohë ai ishte ministër i Informimit. Ai e di”, deklaroi Trifoviq.

Nëna e njërit prej viktimave tha se nuk do ta zhvarrosë djalin e saj nga Peja.

“Nuk e kam zhvarrosur djalin, ai ka mbetur në Pejë. As të tjerët nuk i kanë zhvarrosur. Nuk do ta zhvarros as unë. Tokë atje, tokë këtu. Ai ishte vetëm 17 vjeç e gjysmë kur u vra”, tha ajo.

Trifoviq kujtoi edhe deklaratat e ish-presidentit serb, Slobodan Millosheviq, gjatë gjykimit në Tribunalin e Hagës, kur kishte folur për një shpërthim bombe në kafenenë “Panda”.

“Vetë Millosheviqi në Hagë tha: ‘Është hedhur një bombë’. Çfarë bombe? Ata u bënë shoshë nga më shumë se 50 plumba”, u shpreh ajo.

Në intervistë, Trifoviq bëri edhe deklarata për ngjarjet që pasuan në Kosovë, duke pretenduar se rasti “Panda” pati ndikim në zhvillimet e mëvonshme, përfshirë edhe ngjarjet në Reçak. Ajo tha se pyetja kryesore mbetet se kush dha urdhrin për vrasjen e gjashtë të rinjve serbë në Pejë.

Rasti “Panda” mbetet një nga episodet më tëdiskutuara të periudhës së luftës në Kosovë. Më 14 dhjetor 1998, persona të armatosur vranë gjashtë të rinj serbë në një kafene në Pejë.

Përgjegjësia për sulmin nuk është zbardhur kurrë. Fillimisht, autoritetet serbe ia atribuan sulmin shqiptarëve, por vite më vonë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi publikisht se “e vërteta për rastin Panda nuk është ajo që është thënë më parë”, pa dhënë shpjegime se çfarë nënkuptonte me këtë deklaratë.

Edhe kur u pyet nga gazetarët në Bruksel për këtë çështje, Vuçiq nuk dha përgjigje konkrete, ndërsa deri më sot autoritetet serbe nuk kanë publikuar ndonjë përfundim zyrtar mbi autorësinë e vrasjes së gjashtë të rinjve në Pejë.

The GeoPost

Tags: Aleksandar Vuçiq Rasti "Panda" Serbia

Continue Reading

Previous: Rasti në Serbi rikthen në vëmendje sfidat e drejtësisë për viktimat e përdhunimeve gjatë luftërave në Ballkan
Next: Marton: Vuçiq po rikthen simbolet e epokës së Millosheviqit dhe retorikën e viteve ’90-ta (Video)

“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale 4 min read
  • Ballkan
  • News

“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale

The Geopost September 12, 2026
25 vjet pas 11 Shtatorit, Kosova në solidaritet me popullin amerikan 3 min read
  • Ballkan
  • News

25 vjet pas 11 Shtatorit, Kosova në solidaritet me popullin amerikan

The Geopost September 12, 2026
Daçiqi zbulon frikën e Beogradit: Si t’i vendosim sanksione Rusisë kur na ndihmojnë ta mbajmë Kosovën të bllokuar në UN?! 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Daçiqi zbulon frikën e Beogradit: Si t’i vendosim sanksione Rusisë kur na ndihmojnë ta mbajmë Kosovën të bllokuar në UN?!

The Geopost September 11, 2026
Eksperti gjerman: Serbia mbetet faktori kryesor destabilizues në Ballkan, Vuçiq përdor nacionalizmin për pushtet 6 min read
  • Ballkan

Eksperti gjerman: Serbia mbetet faktori kryesor destabilizues në Ballkan, Vuçiq përdor nacionalizmin për pushtet

The Geopost September 11, 2026
Spiunë kundër popullit: BIA në fushatën zgjedhore si instrument i Vuçiqit 4 min read
  • Ballkan

Spiunë kundër popullit: BIA në fushatën zgjedhore si instrument i Vuçiqit

The Geopost September 11, 2026
Gazeta gjermane FAZ: Durimit të BE-së me Serbinë i erdhi fundi – Vuçiqi nuk duhet të tolerohet më 2 min read
  • Ballkan
  • News

Gazeta gjermane FAZ: Durimit të BE-së me Serbinë i erdhi fundi – Vuçiqi nuk duhet të tolerohet më

The Geopost September 11, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.