Serbia po e pengon përparimin e dialogut me Kosovën, ndërsa kjo e fundit duhet të jetë pjesë e NATO-s. Kështu deklaroi të premten para mediave në Prishtinë, mbështetësi i çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Christopher Hyland.
Këto deklarata Hyland i bëri pas takimit që pati me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, transmeton The Geopost.
“Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të lejojnë një demokraci të pjekur, konkretisht Kosovën, të ecë sa më shumë të jetë e mundur drejt një marrëveshjeje me Serbinë. Por jini të sigurt për një gjë: Serbia po e pengon në mënyrë të vazhdueshme këtë përparim sepse ata përfitojnë shumë kur nuk ka përparim. Ata marrin të gjitha llojet e shpërblimeve nga Bashkimi Evropian, nga Rusia, nga Kina, nga çdo forcë. Është shumë e rëndësishme të kuptohet kjo. Përderisa Serbia mban gjallë këtë përçarje, nuk do të ketë përparim, por do të ketë përfitime për Serbinë… Kosova do të jetë dhe duhet të jetë një pjesë e rëndësishme e NATO-s”, tha ai.
Serbia nuk po e zbaton marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023. Kosova e ka akuzuar Serbinë se po e pengon procesin e zbatimit si dhe për mbështetjen e strukturave ilegale në veri të vendit. Ndërkohë, Serbia ka kritikuar Kosovën për, siç thotë ajo, refuzimin për të themeluar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Pavarësisht presionit nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, të dyja palët kanë shfaqur pak vullnet politik për të ndërmarrë hapa konkretë në zbatimin e obligimeve të dakorduara, sidomos pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.
/The Geopost

Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan
Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk
Të dërguarit e BE-së miratojnë listat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë
Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi
Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike