Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Serbia koordinohet me Rusinë e Kinën për një seancë kundër Kosovës në Këshill të Sigurimit

The Geopost July 17, 2023 3 min read
Share the news

Serbia po tenton që ta kthejë në çështje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së tensionet e fundit të nxitura në veri të Kosovës.

Duke injoruar thirrjet e BE-së dhe SHBA-së që mosmarrëveshjet të zgjidhen në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE, Serbia ka nisur një koordinim me Rusinë dhe Kinën për ta shtyrë përpara planin për një seancë për Kosovën në Këshill të Sigurimit.

Për këtë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar takime me ambasadorin rus dhe atë kineze në Serbi me pretendimin se në Kosovë serbët po dhunohen.

“Ambasadoren Chen Bo e informova në detaje për rrezikun e serbëve në Kosovë dhe për delikatesën e situatës së sigurisë, e cila cenon stabilitetin e gjithë rajonit. Theksova domosdoshmërinë e mbajtjes së një sesioni të posaçëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në mënyrë që i gjithë opinioni botëror të mësojë për tensionet në Kosovë dhe gjendjen e rëndë të serbëve”, ka shkruar Vuçiq në Instagram për takimin me ambasadoren kineze.

Vuçiq po shmang marrëveshjen e arritur në Bruksel e Ohër për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe po kërkon zgjidhje duke bashkëpunuar me Kinën e Rusinë me tentativën që të bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Falënderova Republikën Popullore të Kinës për qëndrimin e saj të qartë dhe të qëndrueshëm për gjetjen e një zgjidhjeje në kuadër të dialogut dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe për mbështetjen e përpjekjeve të Serbisë për të ruajtur integritetin territorial dhe sovranitetin”, ka shkruar Vuçiq, duke i theksuar përpjekjet e mëdha që të rrisë forcimin e marrëdhënieve midis Kinës e Serbisë.

Për një lidhje të tillë mes këtyre dy vendeve është shprehur shpesh shqetësim nga institucionet e Bashkimit Europian.

Parlamenti Europian më 2022 kishte përsëritur shqetësimin e tij për varësinë në rritje të Serbisë nga investimet kineze dhe vëllimi i kredive dhe u kishte bërë thirrje autoriteteve serbe të përmirësojnë transparencën dhe të forcojnë pajtueshmërinë ligjore për investimet kineze dhe nga regjimet autoritare të huaja.

Para se të takohej me ambasadoren kineze, Vuçiq ishte takuar edhe me ambasadorin rus Bocan Harchenko.

“E njoftova ambasadorin e Federatës Ruse, Bocan Harchenko, për dhunën politike, juridike dhe fizike që Prishtina po ushtron ndaj serbëve në Kosovë dhe se Serbia është në një situatë jashtëzakonisht të vështirë. Pikërisht për këtë Republika e Serbisë do të kërkojë një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të informuar mbarë opinionin botëror për përpjekjet për të kërcënuar paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Vuçiq.

Serbia, sikurse në këtë rast, në vazhdimësi ka qenë më afër me vendet lindore sesa me ato perëndimore në hartimin e politikave të saj./The Geopost/

 

Continue Reading

Previous: Dy persona humbën jetën në sulmin në urën në Krime, për të cilën Rusia akuzon Ukrainën
Next: Një billboard mbështetjeje për Vulinin në malin Romani të BeH-së

Vuçiq mes Lindjes dhe Perëndimit, Sormaz: Rrethi i tij është ngushtuar dhe s’ka më asnjë çarje ku mund të shpëtojë 7 min read
  • Lajme

Vuçiq mes Lindjes dhe Perëndimit, Sormaz: Rrethi i tij është ngushtuar dhe s’ka më asnjë çarje ku mund të shpëtojë

The Geopost May 19, 2025
Serbi, kërkohet nga Prokuroria që të identifikojë dhe ndjekë penalisht njerëzit nga kabineti i Vuçiqit 2 min read
  • Lajme

Serbi, kërkohet nga Prokuroria që të identifikojë dhe ndjekë penalisht njerëzit nga kabineti i Vuçiqit

The Geopost May 19, 2025
Dodik është bërë i padëshiruar në të gjithë BE-në: Mesazhi për qytetarët e RS është i qartë… 3 min read
  • Lajme

Dodik është bërë i padëshiruar në të gjithë BE-në: Mesazhi për qytetarët e RS është i qartë…

The Geopost May 17, 2025
Ukraina dhe Rusia larg në bisedime të drejtpërdrejta, por u arrit marrëveshje për shkëmbim të burgosurve 3 min read
  • Lajme

Ukraina dhe Rusia larg në bisedime të drejtpërdrejta, por u arrit marrëveshje për shkëmbim të burgosurve

The Geopost May 17, 2025
Mesazhi politik i Kinës dhe përkujtimi i përvjetorit të bombardimit të Beogradit në Serbi 10 min read
  • Lajme

Mesazhi politik i Kinës dhe përkujtimi i përvjetorit të bombardimit të Beogradit në Serbi

The Geopost May 16, 2025
“Putin duhet të paguaj çmimin”, Kryeministri britanik flet nga Samiti i Tiranës 2 min read
  • Lajme

“Putin duhet të paguaj çmimin”, Kryeministri britanik flet nga Samiti i Tiranës

The Geopost May 16, 2025
Tweets by theGeopost

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.