Më 5 dhjetor 2023, Ambasada e Ukrainës në Serbi i dërgoi një protestë zyrtare Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë në të cilën shpjegon kërkesën për ndërprerjen e veprimtarisë së zyrës përfaqësuese “Ukraina tjetër”.
Siç u tha nga ambasada ukrainase, kërkesën e kanë bërë në bazë të dispozitave të Artikullit 29 të Ligjit të RS për shoqëritë tregtare, i cili nuk lejon përdorimin e emrit të shtetit në emrin zyrtar të një personi juridik pa lejen e shtetit të huaj përkatës, shkruan Danas, transmeton The Geopost.
Në vitin 2023, në Serbi u krijua zyra përfaqësuese “Ukraina tjetër”, themeluesi zyrtar i së cilës është kumbari i presidentit të Rusisë Vladimir Putin – Viktor Medvedchuk, dhe përfaqësuesi ligjor në Serbi është Dragan Stanojeviq, biznesmen nga Ukraina dhe deputet në listën “Ne – zëri nga populli” Branimir Nestoroviq.
“Përveç aspektit juridik, ka edhe aspekt politik”
Ambasada e Ukrainës sqaron për gazetën serbe Danas se anulimi i kësaj përfaqësie është aktualisht në sferën ligjore, por theksojnë se kjo çështje ka edhe aspekt politik.
“Është e trishtueshme të theksohet se këtu vazhdojnë përpjekjet e disa forcave politike për të zbatuar një skenar antiukrainas, për të nxitur përhapjen e provokimeve të pista nga kumbari i kriminelit ndërkombëtar Putin”, thuhet në reagimin e ambasadës ukrainase.
Siç shtohet, është veçanërisht e pakëndshme të flitet për këtë “në një kohë kur Ukraina po gjakoset duke u përpjekur të konsolidojë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar, për të krijuar një platformë për rivendosjen e rendit juridik botëror dhe bashkëjetesës paqësore, e cila ka qenë quajtur ‘Formula e Paqes’.
Ambasada e Ukrainës tha se përfaqësimi i lëvizjes ruse nuk përfaqëson interesat e Ukrainës, porse synon të kryejë aktivitete anti-ukrainase në territorin e Serbisë, që synojnë shkatërrimin e popullit ukrainas dhe Ukrainës si shtet i pavarur.
Ukraina para disa viteve kishte mbyllur një organizatë që gjoja mbronte interesat e serbëve në Ukrainë, por që në fakt mbështeste Rusinë.
Derisa në botën demokratike perëndimore shpërthyen marshe pro Ukrainës, në Serbi ndodhi e kundërta. Në rrugët e Beogradit e qyteteve të tjera serbe u madhërua Vladimir Putini për luftën që po zhvillon në Ukrainë.
Gjithashtu, aktivistët rusë kundër luftës në Ukrainë u përndoqën nga regjimi serb dhe disa edhe u rrahën nga nacionalistët.

Kurti: Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc ka ardhur nga Serbia, tre të akuzuarit ishin pjesë e strukturave ilegale
Britania vendos sanksione ndaj mediave dhe entiteteve ruse, paralajmëron për kërcënime hibride
Lituania shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të balonave nga Bjellorusia
Kazakistani fut kontrolle të reja eksporti, goditje rrjetit rus që shmang sanksionet
Koreja e Jugut ngre në ajër avionët luftarakë në përgjigje të avionëve luftarakë rusë dhe kinezë
Veteranët rusë të kthyer nga Ukraina po vazhdojnë të kryejnë krime familjare brenda Rusisë