Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Kongresisti Torres: Serbia është satelit i Rusisë dhe importon armë prej saj, Putin figura më e çmuar në Serbi

The Geopost January 20, 2024 3 min read
Share the news

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka deklaruar se SHBA-ja nuk ka aleat më të madh sesa Kosovën në Ballkan. Në të njëjtën kohë, ai tha se Serbia qëndron për të kundërtën e asaj që përfaqëson Kosova dhe se nuk do të hiqet nga ndikimi rus. Derisa foli për ndikimin rus në Serbi, ai tha se Vladimir Putin është figura më e dashur në Serbi, shkruan The Geopost.

“Mund të ketë disa politikbërës që thonë se Serbia, por unë jam skeptik, mund të largohet nga ndikimi rus por dhe kjo nuk mund të jetë reale”, ka thënë ai.

Torres ka folur edhe për tendencën e Rusisë që nëpërmjet Serbisë të ushtrojë ndikimin e saj në rajonin e Ballkanit.

“Presidenti Joe Biden ka folur për demokracinë dhe tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë pjesë e kësaj politike. Kosova është një demokraci, një storie demokratike në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Serbia është një vend autokrat, përderisa Kosova është një aleate e SHBA-së. Kosova ishte e para që pranoi refugjatë, derisa Serbia është satelit i Rusisë dhe nuk ka vendosur sanksione ndaj saj, por në të kundërtën ka importuar armë nga ajo. Presidenti rus, Vladimir Putin, është figura më e çmuar në Serbi”, ka thënë ai për Radio Kosovën.

Kongresmeni amerikan foli edhe për qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, BE-ja duhet të sillet më me respekt për Kosovën si aleate.

Ai ka potencuar se Serbia dëshiron të destabilizojë Kosovën me sulme të tilla sikurse ai i 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

“Bashkimi Evropian ka qenë më i ashpër ndaj Kosovës sesa ndaj Serbisë. Derisa Kosova është e radhitur në krah të BE-së, Serbia është më afër Rusisë. Sjellja e BE-së është një storie më vete dhe nuk mund ta shpjegoj. Por Kosova duhet të trajtohet me më shumë respekt, sepse është një aleat më i mirë. Serbia ka treguar se përzihet në punë të brendshme të Kosovës duke bashkëpunuar me njerëz që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës”, ka thënë Torres.

Torres tha se derisa Kosova është e radhitur krah BE-së, Serbia është radhitur në krah me Rusinë.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë për një botë të lirë dhe me këtë qasje e shohin edhe dialogun Kosovë-Serbi.

“Unë vërtet besoj që SHBA-ja është udhëheqëse e botës së lirë dhe ka një rol aktiv në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Dialogu është esencial dhe që duhet të vazhdojë dhe duhet të udhëhiqet nga SHBA-ja”.

Kongresisti amerikan tha se Kosova duhet të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.

Siç ka thënë ai, Kosova së pari duhet të njihet si shtet dhe të përfshihet në institucionet evropiane, siç është anëtarësimi në BE, në OKB dhe INTERPOL, por edhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

“Kosova është një vend sovran dhe duhet të trajtohet si e tillë”, theksoi ai.

/ The Geopost

Continue Reading

Previous: Bëri homazhe në Prekaz, analisti malazez vlerëson veprimin e Stojkoviqit: Kështu duhet të jetë një serb i mirë
Next: Serbia ia mundëson kumbarit të Putinit themelimin e një organizate kundër Ukrainës, proteston ambasada ukrainase

Vrajolli: Deklaratat nacionaliste serbe nuk janë rastësi, “bota serbe” synon ndikim në rajon – nevojitet strategji e fuqishme përballë luftës hibride 1 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vrajolli: Deklaratat nacionaliste serbe nuk janë rastësi, “bota serbe” synon ndikim në rajon – nevojitet strategji e fuqishme përballë luftës hibride

The Geopost August 5, 2026
Scott kërkon nga Kongresi ta mbajë përgjegjëse Rusinë: Putin është bandit, e neveritshme çka ka bërë në Ukrainë 2 min read
  • Lajme

Scott kërkon nga Kongresi ta mbajë përgjegjëse Rusinë: Putin është bandit, e neveritshme çka ka bërë në Ukrainë

The Geopost August 5, 2026
SHBA planifikon të ndalojë importin e transmetuesve optikë kinezë për AI 2 min read
  • Lajme

SHBA planifikon të ndalojë importin e transmetuesve optikë kinezë për AI

The Geopost August 5, 2026
Zelensky: Rusia humbi mbi 30 mijë trupa nga sulmet me dronë gjatë korrikut 3 min read
  • Lajme

Zelensky: Rusia humbi mbi 30 mijë trupa nga sulmet me dronë gjatë korrikut

The Geopost August 5, 2026
Prokuroria Speciale vazhdon hetimet në lokacionin e tretë të dyshuar si varrezë masive në Zubin Potok 3 min read
  • Lajme

Prokuroria Speciale vazhdon hetimet në lokacionin e tretë të dyshuar si varrezë masive në Zubin Potok

The Geopost August 5, 2026
Ushtari rus vret katër persona në një sulm me armë në Krimenë e pushtuar 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Ushtari rus vret katër persona në një sulm me armë në Krimenë e pushtuar

The Geopost August 4, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.