Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Qeveria e re e Serbisë do të përfshijë një ish-shef të shërbimit sekret të sanksionuar nga SHBA, me lidhje të ngushta me Rusinë

The Geopost May 1, 2024 2 min read
Share the news

Qeveria e re e Serbisë do të përfshijë një ish-shef të inteligjencës, i cili kishte lidhje të ngushta me Rusinë dhe ishte sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara, tha të martën kryeministri i emëruar i vendit.

Aleksandar Vulin do të shërbejë si një nga disa zëvendëskryeministra, tha Millosh Vuçeviç ndërsa njoftoi përbërjen e kabinetit të tij të ardhshëm, i cili do të votohet në detyrë nga parlamenti serb në ditët në vijim.

Serbia kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por ka mbajtur marrëdhënie miqësore me Rusinë dhe ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për luftën në Ukrainë.

Përfshirja e Vulin në qeverinë e re tregon për forcimin e marrëdhënieve me Rusinë, megjithëse Serbia ka shpallur zyrtarisht një kurs pro-BE.

Lëvizja opozitare Qytetarët e Lirë tha se me përfshirjen e Vulin në qeverinë e re, “Serbia nominalisht nuk është më në rrugën evropiane”.

Partia Liberale tha se emërimi i Vulin paralajmëron “izolimin ndërkombëtar të Serbisë, konfliktet në rajon, lidhjet me Rusinë dhe futjen e ndalimeve për të gjitha liritë civile në vendin tonë”.

Në korrik, SHBA vendosi sanksione ndaj Vulin, duke e akuzuar atë për përfshirje në dërgesat e paligjshme të armëve, trafik droge dhe abuzim me detyrën publike.

Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për Kontrollin e Pasurive të Huaja tha se Vulin përdori zyrën e tij publike për të ndihmuar një tregtar armësh serb të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të lëvizte dërgesat e paligjshme të armëve përtej kufijve të Serbisë. Sipas autoriteteve amerikane, Vulin akuzohet edhe për përfshirje në një rrjet të trafikut të drogës.

Vulin dha dorëheqjen si drejtor i agjencisë serbe të inteligjencës BIA pas vendosjes së sanksioneve ndaj tij. Ai kishte shërbyer më parë si shef i ushtrisë dhe policisë.

Vulin së fundmi mori dy Medalje Nderi nga Rusia, njëra nga Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse dhe tjetra iu dha nga Presidenti rus Vladimir Putin.

Vuçeviq, kryeministri i ri i caktuar, ka qenë më parë ministër i mbrojtjes i Serbisë.

Formimi i qeverisë së re vjen pas zgjedhjeve të tensionuara parlamentare në dhjetor, në të cilat partia populiste e krahut të djathtë të Presidentit Aleksandar Vuçiç fitoi shumicën e vendeve në asamblenë prej 250 anëtarësh. Votimi ngriti tensione politike pasi vëzhguesit vendas dhe ndërkombëtarë raportuan parregullsi të gjera. Një grup opozitar organizoi protesta në rrugë pas zgjedhjeve./AP/

Continue Reading

Previous: Gjermania përballet me valën e kërcënimeve të spiunazhit nga Rusia dhe Kina
Next: Kryeministri në ardhje i Serbisë: Do të mbajmë miqësinë me Kinën e Rusinë, nuk vendosim sanksione për luftën ruse në Ukrainë

Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit? 8 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit?

The Geopost June 25, 2026
Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost June 24, 2026
Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor

The Geopost June 22, 2026
Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE

The Geopost June 22, 2026
Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë? 6 min read
  • Botë
  • Lajme

Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë?

The Geopost June 17, 2026
Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia

The Geopost June 17, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.