
Ish-ambasadori i Serbisë në Uashington Milan Protiq tha në një emision në TV Nova se shembulli i Ukrainës tregon se ato vende që vendosën të anëtarësohen në NATO në kohë, sot, siç tha ai, janë më të mbrojtura dhe se kjo duhet kuptuar si një lloj mësimi.
Protiq tha gjithashtu se Federata Ruse e sotme ka 120 milionë njerëz në kufijtë e saj, tw cilwt kanw pasur gjithmonë ndjenja shumë negative ndaj Moskës. Ai shtoi se të gjithë, nga republikat baltike e deri te Bullgaria, janë të kujdesshëm ndaj Rusisë, tw cilat, siç tha ai, mezi prisnin të shpëtonin nën “grushtin e saj të hekurt” dhe nxituan tw ruhen dhe të mbrohen nga ai “grusht” nw pwrqafim tw Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
“Tani, në shembullin të Ukrainës, shihet se ata që vendosën të anëtarësohen në NATO me kohë, janë më të mbrojtur sot se Ukraina, e cila nuk e bëri këtë dhe mundi. Ky është një mësim. Për ato vende që janë anëtare të NATO-s, ky lloj agresioni do të ishte më pak i rrezikshëm se sa për Ukrainën,” vuri në dukje Protiq.
Ai shtoi se është në vendin e atij që është në Moskë, do të ishte shumë i shqetësuar për atë rrethanë.
“Me atë që bënë, vetëm sa ushqyen, zgjuan ato frikërat e vjetra, në vend që të kuptonin se çfarë ndodhi pas rënies së Bashkimit Sovjetik, i cili u shemb vetë pa gjuajtur asnjë plumb, sa i gabuar, përmbys dhe katastrofik ishte ai projekt, sa ka shkaktuar intolerancë, frikë, mosbesim te fqinjët e tyre”, tha Protiq dhe shtoi se të gjithë u kthyen kundër dhe shkuan në anën tjetër.
“Në vend që të ripërcaktohen dhe të fillojnë të trajtojnë fqinjët e tyre ndryshe, t’i fshijnë ato frikëra dhe të tregojnë fytyrën më të bukur që kanë rusët, ata e hodhën nën këmbë”, tha ndër të tjera ai.
Gjatë fjalës së tij, Protiq iu referua edhe veprës së shkrimtarit rus Fjodor Dostojevski “Shpirtrat e këqij”, ku tha se në atë vepër janë përshkruar tre gjëra shkatërruese antiruse – ateizmi, imoraliteti dhe nihilizmi.
“Shpirtrat e këqij” u shkrua si një pamflet politik, i ngritur në nivelin më të lartë të estetikës letrare. Këto janë tre fatalitetet që po përmbush qeveria aktuale në Moskë. Ata janë ateistë, imoralë dhe nihilistë. Është rusizëm i vërtetë, nuk është rastësi që Dostojevski ishte një shkrimtar i ndaluar gjatë gjithë periudhës së Bashkimit Sovjetik”, tha Protiq.