Presidentët e tetë vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore u bënë thirrje të hënën vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që t’i japin Ukrainës menjëherë statusin e vendit kandidat në BE dhe të hapin bisedimet e anëtarësimit sipas një letre të hapur të botuar të hënën.
“Ne, presidentët e shteteve anëtare të BE-së: Republika e Bullgarisë, Republika Çeke, Republika e Estonisë, Republika e Letonisë, Republika e Lituanisë, Republika e Polonisë, Republika Sllovake dhe Republika e Sllovenisë besojmë fuqishëm se Ukraina meriton të marrë një perspektivë të menjëhershme pranimi në BE”, thuhet në letër.