Njëzet gazetarë ukrainas do të gjejnë strehë në Kosovë, pas eskalimit të situatës në Ukrainë si pasojë e agresionit rus.
Kryeministri i Republikës se Kosovës, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter” ka bërë të ditur se gazetarëve nga Ukraina do t’u mundësohet që profesionin e tyre ta ushtrojnë nga Kosova.
“Qeveria jonë sapo vendosi të strehojë 20 gazetarë nga Ukraina në Kosovë. Ata u detyruan të largoheshin nga atdheu i tyre nga pushtimi rus. Në mbështetje dhe solidaritet me Ukrainën dhe popullin e saj, në bashkëpunim me @EFJEUROPE & #ECPMF, ne do t’u mundësojmë atyre të punojnë nga distanca”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Our government just decided to host 20 journalists from 🇺🇦 in 🇽🇰. They were forced to leave their homeland by Russian invasion. In support and solidarity with Ukraine & its people, in cooperation with @EFJEUROPE & #ECPMF, we will enable them to work remotley.#WeStandWithUkraine
— Albin Kurti (@albinkurti) March 1, 2022
Kujtojmë se Ukraina po përballet me një luftë të egër nga pushtuesi rus.

Mediat serbe dhe proruse përhapin propagandë për udhërrëfyesit turistikë dhe rrënimin e objekteve pa leje në veri të Kosovës
Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”
Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë
Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi