Të paktën pesë persona janë vrarë pasi një kullë televizive u sulmua në Kiev të Ukrainës.
Kulla gjendej pranë një memoriali kushtuar viktimave të Holokaustit, tha Qeveria ukrainase më 1 mars, teksa forcat ruse kanë bombarduar edhe sheshin kryesor në Harkiv dhe lokacione të tjera civile në këtë qytet lindor.
Ministria e Brendshme e Ukrainës postoi fotografi të tymit dhe zjarrit që dilte përreth kullës së sulmuar. Ndërkaq, Ministria e Jashtme e quajti “barbare” sulmin në Kiev.
Mediat lokale raportuar për disa shpërthime pranë kullës televizive që ka ndërprerë transmetimin e disa mediave për një kohë të shkurtër.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha në Twitter se pesë persona janë vrarë. Ai po ashtu shprehu zemërimin e tij se bombardimet ndodhën pranë memorialit kushtuar masakrës së kryer nga nazistët.
Po ashtu ai kishte thënë më herët gjatë ditës se bombardimet në Harkiv ishin krime lufte. Bombardimet e fundit vijnë në kohën kur një konvoj i trupave ruse, i gjatë më shumë se 65 kilometra, është nisur drejt Kievit./REL

Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu
Propaganda nga Moska: Si i përdorën mediat ruse aktgjykimet e Hagës ndaj drejtuesve të UÇK-së për sulm ndaj Perëndimit
Si e deformuan mediat serbe protestën në Prishtinë
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës