Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka përfunduar fjalimin e tij në Bundestagun gjerman në Berlin.
Ai falënderoi Gjermaninë për ndihmën e saj, por u tha ligjvënësve se mbështetja e tyre “erdhi shumë vonë për të ndaluar luftën”.
“Pse “kurrë më” nuk vlen”, pyeti ai. “Cila është përgjegjësia historike e Gjermanisë ndaj Ukrainës sot?”.
Zelensky gjithashtu kritikoi liderët gjermanë për interesat e biznesit të vendit në Rusi.
“Ne mund të shohim gatishmërinë tuaj për të vazhduar së bëri biznes me Rusinë dhe tani jemi në mes të luftës së ftohtë”, tha Zelesnky.
“Përsëri kjo është diçka që nuk keni arritur ta shihni. Ju ende po mbroni veten pas një muri që nuk ju bën të mundur të shihni atë që po kalojmë”.
Ai e përfundoi fjalimin duke i bërë thirrje Gjermanisë që të trajtojë agresionin rus dhe të vendosë sanksione më të ashpra ndaj Moskës.
“Paqja është më e rëndësishme se të ardhurat”, u tha ai deputetëve.
Ndërsa lufta Rusi-Ukrainë hyn në ditën e saj të 22-të, ne i hedhim një vështrim zhvillimeve kryesore.
Në qytetin e rrethuar të Mariupolit, autobusët me rreth 300 refugjatë kanë mbërritur përtej kufirit në rajonin e Rostovit të Rusisë, sipas mediave ruse. Dje, sulmet me raketa ruse goditën një teatër në qytet ku mendohej se ishin strehuar mbi 1000 njerëz, sipas nënkryetarit të bashkisë së qytetit.
Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky akuzoi Rusinë se synon qëllimisht teatrin. Rusia ka mohuar se e ka bombarduar atë.
Në kryeqytetin Kiev, një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pasi një pallat u godit nga mbetjet e një rakete të rrëzuar. Punonjësit e shpëtimit janë duke kërkuar për njerëzit që mund të jenë të bllokuar nën rrënoja, thotë Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës
Në Chernihiv, 13 persona që prisnin në radhë për bukë u raportuan të vrarë nga bombardimet ruse.
Në frontin diplomatik, marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Rusisë ranë më tej pasi presidenti amerikan Joe Biden e quajti presidentin rus Vladimir Putin një “kriminel lufte”. Kremlini i cilësoi komentet e Biden si “retorikë të papranueshme dhe të pafalshme”.
Para se të bëhej komenti, Zelensky foli në Kongresin e SHBA në një adresë virtuale në të cilën ai bëri thirrje për më shumë mbështetje perëndimore
SHBA premtoi një shtesë prej 1 miliard dollarësh (764 milion £) në armë për Ukrainën – duke përfshirë drone taktike, raketa dhe granatahedhës, pushkë, mitralozë, parzmore dhe municione.
Analiza nga ekspertët ushtarakë, përfshirë ministrinë e mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, thotë se pushtimi rus ka “ngecur në të gjitha frontet”.