Lideri kryesor i opozitës ruse Alexei Navalny, i dënuar për mashtrim dhe mosrespektim të gjykatës, konfirmoi se ai u transferua në një burg tjetër dhe është në karantinë..
Navalny shkroi në aplikacionin Telegram se u transferua në burg me siguri maksimale, në fshatin Melekhovo në rajonin e Vladimirit, rreth 250 kilometra në lindje të Moskës.
Kundërshtari më i famshëm i presidentit rus Vladimir Putin, deri më tani ka qenë në një koloni penale në qytetin Pokrov në rajonin e Vladimirit, i njohur për rregullat jashtëzakonisht të rrepta për të burgosurit.
Navalny (46) deklaroi se tani është në një “regjim të rreptë” dhe në karantinë, pa treguar pse dhe në çfarë kushtesh ndodhet.
Ai u arrestua në janar 2021 pasi u kthye nga Gjermania, ku po shërohej prej pesë muajsh nga helmimi me agjent nervor për të cilin e akuzon Kremlinin. Ai u dënua me dy vjet e gjysmë burg për gjoja shkelje të provës ndërsa ishte jashtë Rusisë.
Në mars 2022, Navalny u dënua me nëntë vjet burg për mashtrim dhe mosrespektim të gjykatës, të cilën ai e përshkruan si një përpjekje të motivuar politikisht nga autoritetet ruse për ta mbajtur atë pas hekurave për aq kohë sa të jetë e mundur.
Një vendim i ri kundër Navalny u miratua në një kohë të një konfrontimi të ashpër të Kremlinit me mbështetësit e tij, aktivistë të tjerë të opozitës dhe gazetarë të pavarur.