Britania vendosi sot sanksione ndaj Patriarkut Kirill të Moskës dhe Gjithë Rusisë, si pjesë e një vale të re masash në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
Patriarku 75-vjeçar i Moskës, i cili nuk u fut kohët e fundit në listën e zezë nga BE, “po sanksionohet për mbështetjen e tij ndaj luftës së Putinit”, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme Britanike.
Sanksionet e vendosura sot, duke ndaluar hyrjen në Britani dhe ngrirjen e pronave në Britani, synojnë gjithashtu Komisioneren e Kremlinit për të Drejtat e Fëmijëve Maria Lvova-Belova për “birësimin dhe transferimin e detyruar të fëmijëve ukrainas”.
Sanksionet e reja synojnë gjithashtu zyrtarët e transportit dhe ushtrinë, të cilët akuzohen për “vrasje, përdhunim dhe torturim të civilëve” në Butan, afër Kievit.
“Ne kemi në shënjestër bashkëpunëtorët e Putinit dhe autorët e luftës, të cilët po shkaktojnë vuajtje të panumërta në Ukrainë, veçanërisht transferimin dhe birësimin e detyruar të fëmijëve nga Ukraina”, tha në një deklaratë Sekretarja e Jashtme britanike Liz Tras.
Patriarku Kirill e ka vënë kishën e tij në shërbim të presidentit rus Vladimir Putin, duke e quajtur atë një “mrekulli” dhe duke mbështetur sulmin ndaj Ukrainës. Komisioni Evropian kishte propozuar sanksione kundër Patriarkut Kiril, por BE-ja nuk e ndërmori këtë hap për shkak të kundërshtimit hungarez.

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ruse si mjet militarizimi
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999
Rusia sulmon infrastrukturën energjetike të Ukrainës, propagandat pro-Kremlin i kthejnë vuajtjet në armë psikologjike
Bisedimet në Abu Dhabi përfundojnë me plane për raundin tjetër – Zelensky e quan takimin ‘konstruktiv’
Trump thotë se gjithë të përfshirët në vjedhjen e zgjedhjeve në SHBA do të ndëshkohen – sytë sërish nga Vuçiqi