
Kremlini me agjentët e saj po ofrojnë narrativa dezinformuese për të përforcuar rastin e luftës në Ukrainë.
Sado që kjo është joshëse, presidenti rus Vladimir Putinin thjesht nuk mund të nisë një fazë të re të luftës kundër Ukrainës, pa ofruar më parë bazat e arsyetimit për agresionin e tij.
Siç kanë vënë në dukje shumë analistë, Putin vazhdon të jetë i paqëndrueshëm dhe ndoshta paralajmërimet për sanksione të ashpra, siç duket po ndryshojnë llogaritë e Kremlinit. Megjithatë, retorika vazhdon të jetë e pandërprerë dhe vjen nga burime të nivelit të lartë, veçanërisht nga Ministria ruse e Punëve të Jashtme.
Narrarivat dezinformuese janë nxjerrë nga televizioni shtetëror rus për një audiencë vendase dhe duke u shpërndarë nëpër botë nga apologjetët e Kremlinit.
Çështja e gjuhës ruse në Ukrainë
Qëllimi i këtyre dezinformatave është ta paraqesë Ukrainën si të ndarë, duke e krahasuar lindjen rusishtfolëse me perëndimin ukrainasfolës.
Është e vërtet që ukrainasit flasin gjuhë të ndryshme, megjithëse jo tërësisht e ndarë në vija rajonale. Megjithatë, kapërcimi që propaganduesit duan të bëjnë nga kjo është se një pjesë e madhe e vendit është e pakënaqur nga politika zyrtare e shtetit për gjuhën.Realiteti është se ukrainasit janë të bashkuar nga një indiferencë ndaj zgjedhjes së gjuhës. Ukraina nuk është e ndarë nga çështja e gjuhës. Pothuajse të gjithë janë të kënaqur me secilën gjuhë. Bisedat dygjuhëshe janë të zakonshme. Rusia dëshiron ta portretizojë gjuhën ruse dhe rrjedhimisht folësit rusë si të shtypur. Por, fakti që gjuha e vetme shtetërore është ukrainishtja nuk ka asnjë ndikim në jetën e secilit qytetarë në Ukrainë.
Është e dukshme që disa korrespondentë të sapoardhur nga Perëndimi raportojnë me njëfarë habie se qytetet rusisht-folëse nuk duan që të bëhen pjesë e planeve perandorake të Putinit.
Ukraina planifikon ta rimarrë Donbasin me forcë
Kjo dezindormatë është fabrikuar tërësisht në Rusi. Është shumë e besueshme që Rusia planifikon të organizojë një provokim si justifikim për dërgimin e më shumë trupave përtej kufirit, në mënyrë që të mbrojë gjoja qytetarët e saj në Donbas, të cilët janë pajisur me pasaporta ruse në tre vitet e fundit.
Nocioni se Ukraina ka plane ushtarake, mund të hidhet poshtë nga palët e besueshme dhe të pavarura.
Që nga shpërthimi i luftës, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka pasur një ekip vëzhguesish ndërkombëtarë (përfshirë 25 qytetarë rusë) për të raportuar gjithçka që shohin në terren në lindje të Ukrainës. Raportet e OSBE-së janë një paraqitje e fakteve dhe janë të pavarura.
Nëse Ukraina do të vendoste pajisje ushtarake ose fuqi punëtore për të rimarrë Donbasin me forcë ushtarake, vëzhguesit e OSBE-së do të ishin menjëherë në dijeni dhe do ta raportonin këtë.
Rusia është në rrezik
Presidentit Putin pëlqen ta portretizojë veten, si një njeri me fuqi të madhe dhe si viktimë.
Kërcënimi i vetëm që po shkon në drejtim të Rusisë është ai ndaj regjimit të Putinit. Por, për të qetësuar dyshuesit, merrni parasysh se si mund të duket veprimi ushtarak kundër Rusisë. Ne e dimë se ukrainasit janë të gatshëm për të luftuar në regjimentet e mbrojtjes territoriale përballë zhurmës në rritje të luftës.
Asgjë në historinë 31-vjeçare të Ukrainës moderne nuk tregon se liderët e saj do të urdhëronin veprime ushtarake që arrijnë në vetëvrasje masive.
Ukraina është e populluar nga përkrahës të nazizmit dhe fashizmit
Ka dy rrugë në këtë fabrikim dhe një arsye kryesore për t’u përdorur tani. Kjo arsye ekziston sepse është më e lehtë të vrasësh një person tjetër pasi të jenë çnjerëzor. Luftërat kërkojnë që ushtarët të vrasin armikun, një veprim që bëhet shumë më i lehtë nëse armiku është një fashist ose një nazist.
Një nga rrënjët e propagandës qëndron në faktin se gjatë Luftës së Dytë Botërore disa ukrainas vendosën të kundërshtojnë Ushtrinë e Kuqe duke u bashkuar me gjermanët. Ky është një version shumë i thjeshtuar i asaj historie, por mjafton të thuhet se ata ukrainas nuk kërkuan një prani gjermane për të luftuar kundër Ushtrisë së Kuqe, pavarësisht kësaj, ata do ta kishin bërë këtë.
Arsyeja e dytë rrjedh nga fakti se disa ukrainas, janë të motivuar nga ideologji të së djathtës ekstreme. Fatkeqësisht, njerëz të tillë, mund të gjenden kudo. Ekstremistët janë të neveritshëm pavarësisht nga kombësia e tyre, por pikëpamje të tilla janë proporcionalisht shumë më pak të zakonshme në Ukrainë sesa në vende të tjera, madje edhe ato evropiane.
Ukraina refuzon ta respektojë Marrëveshjen e Minskut
Kjo narrativë aktuale e propagandës po shtyhet sërish nga Rusia si justifikim i sjelljes së saj luftarake.
Ka mosmarrëveshje mes palëve se si duhet të zbatohet kjo marrëveshje. Koha dhe kushtet për zgjedhjet lokale të parapara në marrëveshje janë një nga këto mosmarrëveshje.
Ajo që kemi parë nga Rusia është një keqbesim i përsëritur kur bëhet fjalë për qëllimin e deklaruar në Marrëveshjen e Minskut – kthimin në kontrollin e Qeverisë ukrainase të territoreve deri në kufirin ndërkombëtar. Në vend që të punojë drejt këtij qëllimi, Rusia i hedh flakën kësaj. Kjo i ka lejuar Kremlinit të thellojë kontrollin në territoret që pushtoi gati tetë vjet më parë.
Çështja kryesore që duhet theksuar është se Rusia refuzon t’i përmbahet pikës për një armëpushim dhe tërheqje e të gjithë armatimit.
“Marrëveshjet e Minskut janë mbrojtja më të mirë e integritetit territorial të Ukrainës. Bazuar në angazhimin e dy palëve, ruse dhe ukrainase, tani kemi mundësinë për të avancuar negociatat”, pati thënë presidenti Emmanuel Macron gjatë vizitës së fundit në Kiev.
Ndoshta ia vlen të theksohet se, 6 vjet e 364 ditë që kur Rusia u pajtua të ndalonte agresionin e saj të armatosur, deri më tani ajo ka refuzuar ta bëjë këtë.
/CEPA/The Geopost/