Disa nga rrugët në veri të Kosovës, vazhdojnë të jenë të bllokuara për të nëntën ditë më radhë, si pasojë e vendosjes së barrikadave nga serbët lokalë të mbështetura nga regjimi i Beogradit.
Kjo situatë vazhdon të përkeqësohet për faktin se dhjetëra pjesëtarë të grupeve ekstremiste serbe dhe ruse, të armatosur kanë shtuar prezencën në këtë pjesë të Kosovës, shkruan The Geopost.
Drejtuesi i grupit ekstremist rus “Ujqërit e Natës”, Aleksandr Zaldostanov me anë të një postimi në Telegram konfirmon se disa anëtarë gjenden në barrikada në veri të Kosovës.
Ata shihen duke i dhënë përkrahje vendosjes së këtyre barrikadave, të vendosura një javë më parë, duke thënë se fitorja e Serbisë do të jetë po ashtu fitore e Rusisë.
“Drejtuesi i ‘Ujqërve të Natës’, Aleksandr Zaldostanov ka njoftuar në kanalin e tij Telegram, se anëtarët e organizatës së tij, e cila është në listën e zezë të BE-së dhe SHBA-së, ndodhen në barrikada në veri të Kosovës. ‘Fitorja e Serbisë është fitorja e Rusisë’”, ka shkruar Zaldostanov.
Vođa Noćnih vukova Aleksandr Zaldostanov objavio je na svom Telegram kanalu da su članovi njegove organizacije koja se nalazi na crnim listama EU i USA boravili na barikadama na sjeveru Kosova. “Pobjeda Srbije je pobjeda Rusije”, napisao ne Zaldostanov. pic.twitter.com/6PV05zH5bN
— Istraga.ba (@IstragaB) December 16, 2022
Ky grup ka zhvilluar lidhje të forta me Putinin, i cili shpesh në media i përshkruajnë si “miq”. Ky grup ekstremist janë pjesëmarrës të rregullt në marshimet nacionaliste, të financuara nga Kremlini dhe thellësisht të përfshirë në strukturën e Kishës Ortodokse Ruse.
Këta janë të njohur për mbështetjen e tyre për serbët nga Kosova, por edhe për “punën e tyre humanitare” dhe mbështetjen për “Vëllezërit Ortodoks”.
Besohet gjerësisht se anëtarët e këtij klubi motoçiklistësh synojnë të nxisin ndjenjën anti-perëndimore në Ballkan, ku kanë lidhje të forta me politikanët pro-rusë në rajon. Me fjalë të tjera, Kremlini këta i ka nxjerrë nga margjina për të përdorur pro-putinizmin e tyre, ortodoksinë dhe retorikën anti-amerikane.
Se prezenca ruse është prezentë në këtë pjesë të Kosovës, këtë e ka konfirmuar edhe eksperti i sigurisë Agim Musliu.
“Simbolet e agresionit rus ne Ukrainë, me simbole shtesë edhe për Kosovën. Në veri, ka prezencë ruse këto ditë. Ajo po shtohet përditë”, ka shkruar Musliu në Facebook.
“Edhe të armatosur, struktura paramilitare. Të kontrolluara nga kreu i Serbisë, krimineli Vuçiq. Aleati më i madh i Putinit dhe sehirebërësi qe e ka vënë një pjesë të Evropës në gjumë!”, ka shtuar ai.
Reagimi i Musliut vjen pasi hulumtuesja amerikane Ivana Stradner ka shpërndarë në Twitter simbolet e agresionit rus në Ukrainë, të destinuara veçantë për Kosovën.
“Me sa duket, shenja ‘Z’ nuk është e lidhur më vetëm me agresionin rus në Ukrainë. ‘Telegram’ rus tani promovon një slogan të ri “Z për Kosovën”, ka shkruar Strander.
Apparently, the sign “Z” Isn’t anymore associated just with Russian aggression in Ukraine. 🇷🇺 Telegram now promotes a new slogan “Z for Kosovo.” pic.twitter.com/juD7k9sern
— Ivana Stradner 🇺🇸🇺🇦 (@ivanastradner) December 17, 2022
Më 10 dhjetor 2022 pasdite në veri janë dëgjuar alarmet. Pas këtyre alarmeve ka pasur grumbullim të qytetarëve serbë dhe bllokim të rrugëve me barrikada në Rudarë.
Policia e Kosovës kishte njoftuar se për shkak të bllokimit të rrugëve ka mbyllur për qarkullimin në pikën kufitare në Jarinjë dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin pika të tjera kufitare për të hyrë në Kosovë ose për të dalë nga Kosova.
Më 8 dhjetor 2022, rreth orës 23:00, një veturë e Policisë së Kosovës derisa po patrullonte në fshatin Serbovc të Komunës së Zveçanit është sulmuar dhe nga ky sulm ka mbetur i plagosur një zyrtar policor.
Më 10 dhjetor 2022, një patrullë e EULEX-it është sulmuar me shok-bombë në veri të Kosovës, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, liderë kosovarë e ndërkombëtar e kanë dënuar sulmin.
Më 15 dhjetor, Serbia i është drejtuar KFOR-it me kërkesën për dislokimin e deri 1,000 trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë. /The Geopost/
Na barikadama na sjeveru Kosova nalaze se osobe naoružane automatskim oružjem. Na snimku koji je u posjedu @IstragaB mogu se vidjeti i paketi sa oznakama Rusko-srpskog humanitarnog centra iz Niša pic.twitter.com/UBVUtgikcN
— Istraga.ba (@IstragaB) December 18, 2022