Evropa po përballet me “momentin e saj më të rrezikshëm” që nga Lufta e Ftohtë mes frikës se Moska do të pushtojë Ukrainën, tha kryediplomati i BE-së Josep Borrell, duke i bërë thirrje bllokut të zvogëlojë varësinë e saj energjetike nga Rusia dhe të bashkohet rreth një strategjie gjithëpërfshirëse sigurie.
“Dy vitet e fundit kemi parë një përkeqësim serioz të mjedisit tonë strategjik në atë masë sa që sot po jetojmë momentin më të rrezikshëm të periudhës së pas Luftës së Ftohtë,” tha Borrell të martën gjatë një ngjarjeje të organizuar bashkërisht nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm, dhe Institutit të BE-së për Studime të Sigurisë.
“Rusia e ka bërë ekonominë e saj më rezistuese ndaj sanksioneve, ajo ka ndërtuar një qëndrueshmëri të fortë. Rusia është sot mbajtësi i tretë i aseteve në dollarë – 400,000 milionë dollarë. Por ne nuk kemi bërë të njëjtën gjë në fushën e energjisë dhe duhet të reduktojmë varësinë tonë për energjinë ruse”, shtoi Borrell.
Vërejtjet e tij vijnë ndërsa BE-ja përpiqet të bjerë dakord se si të hakmerret kundër Moskës nëse ajo sulmon fqinjin e saj. Një pikë diskutimi ka qenë gazsjellësi Nord Stream 2 që shkon nga Rusia në Gjermani, për të cilin Berlini nuk është përkushtuar plotësisht për ta anuluar nëse Rusia pushton Ukrainën pavarësisht presionit nga aleatët.
“Kriza Ukrainë-Rusi ka treguar se ne përballemi me një mjedis gjithnjë e më strategjik. Por edhe një herë, debati mbi sigurinë evropiane shkon shumë përtej krizës Ukrainë-Rusi,” tha Borrell. “Shikoni përreth nesh: Ballkani, Lindja e Mesme, Afrika, NATO, Paqësori – këto ditë kërcënimet vijnë nga kudo dhe shfaqen në të gjitha fushat strategjike”.
Ai shtoi se pas dy dekadash planifikimi sigurie që kanë rezultuar vetëm në “analiza, iniciativa dhe plane me shumë shkurtesa”, BE duhet të bjerë dakord për një qasje gjithëpërfshirëse sigurie që përkthehet në veprime konkrete.
“Fakti themelor është se siguria dhe mbrojtja është ndoshta fusha në të cilën integrimi në Bashkimin Evropian ka hendekun më të madh midis pritjeve dhe rezultateve të qytetarëve”, tha Borrell.
Vitin e kaluar, Borrell prezantoi një draft të parë të një “busull sigurie” të re të BE-së, i cili synon të përcaktojë një strategji ushtarake më muskulare. Ai tha të martën se këto plane përfaqësojnë zgjedhjen kryesore gjeopolitike të BE-së midis “investimit serioz në aftësinë tonë për të vepruar ose pranimit të të qenit objekt” në krahasim me një aktor në politikën e jashtme.
Ai shtoi se ngjashëm me vendosjen e monedhës euro dhe miratimin e një plani të bashkuar të rimëkëmbjes së koronavirusit, Busulla e Sigurisë do t’i kërkojë BE-së të “kërcejë së bashku”.