Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Kongresmeni amerikan Ritchie Torres, Perëndimi nuk duhet të tolerojë destabilizimin e Kosovës nga Serbia

The Geopost June 25, 2023 3 min read
Share the news

Teksa të dyja palët duhet të ndërmarrin hapa për uljen e tensioneve në veri të Kosovës, Serbia në veçanti nuk duhet të tolerohet për destabilizimin që po shkakton në rajon, duke përfshirë shkeljen e sovranitetit të Kosovës. Kështu tha kongresmeni amerikan për Bronksin, Ritchie Torres, në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania.

Torres ka folur hapur në shumë raste për qëndrimin e ashpër ndaj Kosovës në mes të tensioneve të shtuara në lidhje me Serbinë fqinje.

Në intervistën me Alice Taylor në “Inside Albania”, ai shpjegoi se Kosova është lider në demokracinë rajonale dhe nuk duhet të ndëshkohet.

“Kosova po bëhet më demokratike, ndërsa Serbia po bëhet më autokratike. Kosova është aleate e palëkundur me Perëndimin, ndërsa Serbia është në thelb një satelit në orbitën e Rusisë.”

Kur u pyet pse mendon se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë reaguar ashpër ndaj Prishtinës, Torres tha se do të dëshironte të kishte një përgjigje, por është e qartë që Perëndimi po ndjek “një qasje të njëanshme që favorizon Serbinë dhe diskriminon Kosovën”.

“Pse duhet Shtetet e Bashkuara t’i kërkojnë Kosovës të heqë dorë nga kryetarë të zgjedhur në mënyre demokratike, një akt nëpërmjet të cilit ushtrohet sovraniteti kombëtar, pa dënuar Serbinë për nxitjen e padrejtësisë në veri?”

Tensionet në veri të Kosovës u përshkallëzuan më 26 maj kur kryetarët e rinj shqiptarë të katër komunave veriore u përpoqën të hynin në zyrat komunale pas zgjedhjeve lokale. Votimi u thirr pasi serbët e Kosovës të cilët refuzuan të njohin kompetencat e Prishtinës, dhanë dorëheqje masivisht nga të gjitha institucionet shtetërore dhe më pas zgjodhën të bojkotojnë votimin me kërkesë të Beogradit.

Protesta dhe dhuna shpërthyen në komunat veriore dhe mbi 30 trupa të NATO-s u plagosën, së bashku me gazetarë, protestues dhe policë.

Tensionet u përshkallëzuan edhe më tej me arrestimin e tre policë kosovarë brenda kufirit të Kosovës dhe dërgimin e tyre në Serbi, gjë që shkel drejtpërdrejt marrëveshjen e Kumanovës.

“Vëreni se si Bashkimi Europian nuk ka thënë asgjë për arrestimin e policëve kosovarë nga regjimi serb. Pra, ka perceptim të një standardi të dyfishtë brenda diasporës shqiptare dhe në mesin e zyrtarëve që e mbështesin diasporën shqiptare, siç jam unë,” tha Torres.

Ai e quajti heshtjen nga BE “të pashpjegueshme”.

“Heshtja e Bashkimit Europian është shurdhuese dhe e pashpjegueshme për mua. Çfarë do të fitojë Perëndimi nga një politikë pajtimi me një Serbi autokratike, duke izoluar Kosovën demokratike?” pyeti ai.

Torres theksoi që Kosova konsiderohet demokracia më e fortë në Ballkanin Perëndimor.

“Sipas vlerësimeve të pavarura, Kosova është kaq demokratike sa ka siguruar një grant prej më shumë se 200 milionë dollarësh nga Korporata amerikane për Sfidat e Mijëvjeçarit, që është njohje e përparimit që Kosova ka bërë drejt mirëqeverisjes, ndërsa Serbia po lëviz në drejtim krejt të kundërt,” vijoi ai.

Torres gjithashtu tha se Serbia ka refuzuar herë pas here të ndëshkojë Rusinë dhe presidentin Vladimir Putin për “pushtimin e paligjshëm të Ukrainës”.

Kur u pyet se çfarë do t’u thoshte kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç nëse do të kishte mundësi, Ritchie tha: “Do ju thoja të dyja palëve të respektojnë detyrimet e tyre sipas marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, por do të isha i qartë ndaj Serbisë që nuk do ta tolerojmë aspak destabilizimin që po shkakton në veri.”/Euronews.al/

Continue Reading

Previous: Gjenero: Serbët janë të shqetësuar për rebelimin në Rusi, po përgatitej një përshkallëzim në Kosovë, gjithçka u zbulua në të njëjtën natë kur Prigozhin pushtoi Rostovin
Next:  “Marshi i drejtësisë” i Prigozhin dhe përgjigja e Putinit: Çfarë ndodhi në Rusi në 24 orë

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit 3 min read
  • Lajme
  • Siguri

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit

The Geopost April 5, 2026
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë 11 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë

The Geopost March 27, 2026
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit 3 min read
  • Lajme

Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost March 26, 2026
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë

The Geopost January 30, 2026
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi

The Geopost January 28, 2026
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999

The Geopost January 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.