
Komshiq beson se vota e Serbisë në Kombet e Bashkuara për një rezolutë kundër agresionit rus është pozitive, por thotë se kanë frikë se “shumica në Serbi mendon si ata që marshuan nëpër rrugët e Beogradit pro-rus”, duke shtuar se një disponim i tillë për nuk është gjë e mirë për luftë.
Në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express, kryetari i Presidencës së BeH-së, Zhelko Komshiq, ka folur për agresionin rus ndaj Ukrainës dhe pasojat e mundshme të atij agresioni ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kryetari Komshiq foli edhe për marrëdhëniet ndërmjet Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës, qëndrimin e Perëndimit ndaj aktualitetit në Ukrainë dhe Bosnje-Hercegovinë.
Në rastin e kapitullimit ushtarak të Ukrainës, ai vuri në dukje se Putini do të destabilizonte Bosnjën dhe Hercegovinën përmes dyshes Dodik-Covic, “që synon të minojë procesin zgjedhor që do të zhvillohet në Bosnje dhe Hercegovinë në tetor të këtij viti”. Ai tha gjithashtu se qëndrimi i Perëndimit ndaj zhvillimeve të tilla do të tregojë nëse do të lejohet destabilizimi dhe se nëse diçka e tillë ndodh me procesin zgjedhor, pasojat nuk do të jenë vetëm politike.
Komshiq beson se vota e Serbisë në Kombet e Bashkuara për një rezolutë kundër agresionit rus është pozitive, por thotë se kanë frikë se “shumica në Serbi mendon si ata që marshuan nëpër rrugët e Beogradit pro-rus”, duke shtuar se një disponim i tillë për luftë nuk është gjë e mirë.
(SB)