Invazioni rus me të cilin po përballet Ukraina, në një far forme mund të ndikojë edhe në Kosovë. Kjo ka bërë që misioni i sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX, ta përforcojë Policinë e Specializuar me 92 pjesëtarë të rinj.
Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësja e EULEX për RTK-në, Donika Berisha Rizaj.
“Gjatë kohës së zbarkimit të tyre në Kosovë këta xhandarë mund të angazhohen në aktivitetet e EULEX-it dhe mund t’i mbështesin homologët kosovarë nëse kjo kërkohet dhe është e nevojshme”, tha ajo.
Sipas EULEX-it gjendja e sigurisë në vend është stabile por ajo mundt të ndryshojë shpejt, pasi invazioni i Rusisë në Ukrainë mund të ketë ndikim edhe në Ballkanin Perëndimor./Venhar Isufi – RTK

Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit
Brukseli ashpërson tonin ndaj Beogradit: Parlamenti Evropian kërkon ndryshim të qasjes ndaj Vuçiqit