Rusia ka hedhur poshtë akuzat e bombardimit të konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkiv.
“Rusia hedh poshtë me forcë akuzat e Ministrisë së Jashtme shqiptare se forcat e armatosura ruse dyshohet se kanë dëmtuar ndërtesën e konsullatës së nderit të vendit në Kharkiv”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Më 7 mars, Ministria e Jashtme e Shqipërisë njoftoi në Twitter se konsullata e nderit është shkatërruar nga bombardimet ruse: “Shqipëria e dënon me forcë agresionin rus që solli shkatërrimin e konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Autorët do të mbajnë përgjegjësi”.
Konsullata e Shqipërisë në qytetin Kharkiv në Ukrainë është bombarduar gjatë një sulmi ajror të forcave ruse.
Sulmi ka ndodhur në orën 23:15 të 6 marsit me orën lokale ku ndërtesa është goditur me disa predha duke bërë që të përfshihet në flakë./ The Geopost

Serbia dhe Kina thellojnë bashkëpunimin në siguri, policët serbë nisin patrullimet në Hainan
Konakoviqi dhe Helez e demantojnë Dodikun: Nuk ka pasur kërkesë për fluturimin e avionit të Qeverisë së Serbisë
Trump: Rusia dhe Ukraina bien dakord të ndalojnë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike
Ministri polak: NATO do ta mposhtte Rusinë shpejt, Evropa ka epërsi të madhe ushtarake
Rutte: Sulmi rus pranë kufirit me Poloninë nuk do ta ndalë Perëndimin të mbështesë Ukrainën
12 vende evropiane i bëjnë thirrje BE-së të forcojë praninë në Arktik përballë Rusisë dhe Kinës