Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije që do të shugurohet në Manastirin e Patrikanës së Pejës në Kosovë më 14 tetor ka vizituar Prizrenin.
Në një video të publikuar në Twitter, ai shihet së bashku me peshkopin Teodosije dhe klerikë të tjerë të Kishës Serbe duke ecur nëpër rrugët e Prizrenit.
Shëtitja e tyre në Prizrenin e lirë ua dëshmon jo vetëm klerikëve nacionalistë që mbjellin urrejtje ndaj Kosovës, se gjendja është krejtësisht ndryshe nga ajo që raportohet e propagandohet në Serbi.
“…duke bashkëvepruar miqësisht dhe duke biseduar me njerëzit dhe duke blerë disa produkte shtëpiake. Ai erdhi me mesazhin e paqes”, thuhet në njoftimin e Kishës Serbe.
Yesterday #Serbian #Orthodox #Church #Patriarch Porfirije waked together with Boshop Teodosije and other Church dignitaries through the streets of #Prizren, #Kosovo amiably interacting and talking to the people and buying some homemade products. He came with the message of peace. pic.twitter.com/MbkW14IHPw
— Dečani Monastery (@DecaniMonastery) October 13, 2022
Kujtojmë se Patrikana e Pejës është tradicionalisht vendi ku marrin detyrën patriarkët serbë.
Patriarku Porfirije deklaroi në shkurt të vitit 2021, menjëherë pas ngjitjes në fron, se prioritet i parë për të dhe për Kishën do të jenë “serbët e vuajtur në Kosovë, të cilët jetojnë në unitet të pathyeshëm me serbët kudo në botë”, raporton KP.
Patriarku Porfirije tha se për të dhe për Kishën në vend të parë do të jenë serbët e vuajtur në Kosovë, që jetojnë në unitet të pandashëm me serbët kudo në botë./Telegrafi/