
Kryetari i Aleancës Atlantike, Savo Kentera, vlerësoi se situata politike në Mal të Zi nuk ka qenë kurrë më e komplikuar. Askush nuk dëshiron të shkojë në zgjedhje, ngase rezultatet e zgjedhjeve do të ishin pothuajse të njëjta me ato të vitit të kaluar, vlerëson Kentera në një intervistë për The Geopost. Ai shtoi se zgjidhjet duhet të gjenden në disa korniza të tjera dhe ajo që i duhet Malit të Zi është një qeveri civile, properëndimore.
Lidhur me vizitën e ambasadorit rus Bocan-Harachnek në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe vetëm pak kilometra larg kufirit me Kosovën, në një kohë tensionesh, ai thotë se Rusia tenton të shfrytëzojë çdo mundësi jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon, përfshirë edhe Malin e Zi, të tregojë se interesohet për këtë rajon dhe nuk dëshiron t’ia lërë atë Perëndimit. Kentera gjithashtu thekson se prania e ambasadorit pranë Kosovës është vetëm një nga manifestimet e politikës ruse që po ndodh në vazhdimësi në këtë rajon.
“Rusia do të bëjë gjithçka për të treguar se një Mal i Zi edhepse anëtar i NATO-s dhe vend demokratik mund të destabilizohet, se mund të shkaktohet kaos në të dhe të tregojë se atëherë edhe NATO me të gjitha vlerat e saj nuk është aq e mirë dhe se nuk është diçka ideale. Më pas, ajo që ndodhë në Mal të Zi do të mund zbatohet në çdo ndonjë shtet tjetër”, theksoi ai dhe shtoi se kushdo që mendon se Rusia do të heqë dorë nga rajoni, apo ka hequr dorë, gabon.
I pyetur se cili është ndikimi i Rusisë në mediat në Mal të Zi, Kentera thekson se ka media që absolutisht nuk e fshehin punën e tyre për të propaganduar interesat ruse. “Sic është, le të themi, portali Info.rs apo Borba, por ka shumë të tjerë që janë të fshehtë dhe që i bëjnë të gjitha këto gjëra në mënyrë shumë më tinëzare”.
Ai thekson se ndikimi i Kishës Orthodokse Ruse është reflektuar në kohën e miratimit të ligjit për fenë, i cili, sipas tij, është përdorur nga Kisha Orthodokse Serbe, për të inicuar liturgji masive në Mal të Zi.
Gjithçka që është bërë është projektuar në Rusi, ndërsa për fat të keq, Serbia dhe Kisha Orthodokse Serbe shërbyen si instrument për realizimin e politikës ruse në Ballkan”, tha presidenti i Aleancës Atlantike, Savo Kentera.
Intervista e plotë botohet më 19 nëntor 2021.