Kina nuk do ta sulmojë kurrë Ukrainën, u tha zyrtarëve të hënën diplomati i saj i lartë brenda vendit, sipas një njoftimi për shtyp nga qeveria rajonale e Lviv.
“Kina nuk do ta sulmojë kurrë Ukrainën. Ne do të ndihmojmë, veçanërisht ekonomikisht… Në këtë situatë, që keni tani, ne do të veprojmë me përgjegjësi”, i tha ambasadori i Kinës në Ukrainë, Fan Xianrong, kreut të administratës ushtarake rajonale Maksym Kozytsky në Lviv gjatë një takimi.
“Kina dhe Ukraina janë partnerë strategjikë, këtë vit shënohet 30 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona. Kina është një vend mik për popullin ukrainas. Si ambasador, mund të them me përgjegjësi se Kina do të jetë përgjithmonë një forcë për Ukrainën, si ekonomikisht ashtu edhe politikisht. Ne do ta respektojmë gjithmonë shtetin tuaj, do të zhvillojmë marrëdhënie mbi bazën e barazisë dhe përfitimit reciprok. Ne do të respektojmë rrugën e zgjedhur nga ukrainasit, sepse kjo është e drejta sovrane e çdo kombi”, tha ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Ukrainë, Fan Xianrong në një takim në Administratën Ushtarake Rajonale të Lviv.
Ai tha se ambasada kineze ishte zhvendosur nga Kievi në Lviv dhe do të qëndronte atje për momentin.