Ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq nuk është paraqitur për herë të dytë në ftesën për intervistim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sipas raportimeve të media.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se, Goran Rakiq, nuk u paraqit në marrjen në pyetje të fundit të planifikuar për 18 qershor 2025.
Nga Prokuroria Speciale kanë bërë të ditur se Rakiq fillimisht u thirr për marrje në pyetje, por më pas paraqiti një raport mjekësor ku thuhej se kishte probleme shëndetësore që e pengonin të merrte pjesë.
Megjithatë, në përgjigje të thirrjes së dytë që i ishte dërguar nga Prokuroria për 18 qershor, tani si anëtar i Asamblesë Kombëtare Serbe, Rakiq nuk dha asnjë shpjegim për mungesën e tij.
“Lidhur me rastin të cilit i referohet pyetja juaj, ju informojmë se kur z. Goran Rakiq u thirr për herë të parë, ai e informoi Zyrën e Prokurorit Special nëpërmjet një raporti mjekësor se kishte probleme shëndetësore dhe nuk mund të paraqitej për t’u marrë në pyetje. Zyra e Prokurorit Special e thirri përsëri për 18 qershor, por ai ende nuk ka dhënë një justifikim për mosparaqitjen e tij”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.
Ajo ka bërë të ditur se Zyra e Prokurorit Special së shpejti do të caktojë një datë të re për marrjen në pyetje.
Kujtojmë se dy ditë më parë është shtyrë edhe intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, lidhur me vendosjen e barrikadave në veri para dy vjetësh.
“Intervistimi i z. Elek është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes për një datë tjetër, për arsye shëndetësore të avokatit të z. Elek”, kanë konfirmuar nga Prokuroria Speciale./The Geopost/

Videnoviq: Mediat në Serbi heshtin për lidhjet e agjentëve rusë dhe financimin e organizatave proruse nga frika e FSB-së dhe GRU-së
Lidhjet mes policisë, politikës dhe krimit në Serbi: Kush janë kumbarët e mafias serbe?
Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit?
Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor
Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE