Ky artikull është pjesë e një serie që përshkruan lojtarët kryesorë në fushatat e dezinformimit të qeverisë ruse.
Dikur një kritik i politikave të Kremlinit, prezantuesi Vladimir Solovyov tani është bashkëpunëtor i politikës së presidentit rus Vladimir Putin.
Një mbështetës jokritik i Putinit, Solovyov përdor platformën e tij televizive për të përhapur propagandën dhe dezinformimin e qeverisë ruse.
Edhe pse Solovyov më parë gëzonte reputacionin e një gazetari të pavarur, puna e tij e fundit po e ndjek linjën e Kremlinit.
Në vitin 2013, Solovyov e përshkroi Krimenë si “i përkiste ligjërisht Ukrainës”. Pas pushtimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, ai ndryshoi melodinë e tij. “Krimeja dhe Sevastopoli,” kishte thënë ai “janë edhe një herë pjesë e Rusisë”.
Projekti i Bashkimit Evropian EUvsDisinfo i krijuar për të monitoruar dhe për t’iu përgjigjur fushatave dezinformuese të Rusisë numëron afro 200 shembuj të dezinformatave në programet e Solovyov që nga viti 2015.
Gazetari i pavarur rus Dmitry Muratov i cili fitoi çmimin Nobel për Paqe në vitin 2021 për reportazhin e tij investigativ për qeverinë ruse, i ka quajtur metodat e Solovyov “gjuhë urrejtjeje”.
YouTube ka bllokuar kanalet e Solovyov sepse ai ka shkelur politikën e faqes për promovimin e dhunës. Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë sanksionuar Solovyov për nxitjen e dhunës dhe minimin e sovranitetit të Ukrainës.
Ashtu si personalitete të tjera të shquara mediatike që punojnë për mediat shtetërore, Solovyov u shpërblye për besnikërinë e tij. Mirëpo, pasuria e tij luksoze në Itali është sekuestruar në përputhje me sanksionet.

Lidhjet mes policisë, politikës dhe krimit në Serbi: Kush janë kumbarët e mafias serbe?
Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit?
Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor
Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE
Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë?