Presidenti i Republikës së Finlandës, Sauli Niinisto, së bashku me kryeministren e vendit, Sanna Marin, kanë dhënë një deklaratë të përbashkët për anëtarësimin e Finlandës në NATO.
“Gjatë kësaj pranvere, është zhvilluar një diskutim i rëndësishëm për anëtarësimin e mundshëm të Finlandës në NATO. Është dashur kohë që Parlamenti dhe e gjithë shoqëria të vendosin qëndrimet e tyre për këtë çështje. Është dashur kohë për kontakte të ngushta ndërkombëtare me NATO-n dhe vendet anëtare të saj, si dhe me Suedinë. Ne kemi dashur t’i japim diskutimit hapësirën që kërkonte.
Tani që momenti i vendimmarrjes është afër, ne shprehim qëndrimet tona të barabarta, edhe për informim para grupeve dhe partive parlamentare. Anëtarësimi në NATO do të forconte sigurinë e Finlandës. Si një anëtare e NATO-s, Finlanda do të forconte të gjithë aleancën e mbrojtjes. Finlanda duhet të aplikojë për anëtarësim në NATO pa vonesë. Shpresojmë që hapat kombëtarë që duhen ende për të marrë këtë vendim do të merren me shpejtësi brenda ditëve në vijim.” thuhet në deklaratë.

Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”
Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë
Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi
Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara